Policia e shtetit bën me dije se në kuadër të fushatës për dorëzimin vullnetar të armëve, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar 29 armë, 2225 fishekë, 7 granata, 7 ndezës, 12 krehra, 25 m fitil detonar zjarrpërcjellës.
Konkretisht në qarqet:
Shijak, Durrës: Banorët dorëzojnë 6 armë zjarri, 4 karikatorë dhe 150 fishekë.
Dajç-Shkodër: Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Shkodër, nga banorët e Njësisë Administrative Dajç 8 armë zjarri dhe 640 fishekë.
Divjakë, Fier: Janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Divjakë 10 armë zjarri dhe 200 fishekë luftarakë.
Gjirokastër: Dorëzohen nga 2 banorë të zonës së Lunxhërisë edhe 2 armë zjarri e 520 fishekë.
Librazhd, Elbasan: Tre shtetas dorëzojnë në Komisariatin e Policisë Librazhd 1 pushkë, 715 fishekë, 8 krehëra, 7 granata, 7 ndezës granatash dhe 25 m fitil detonar zjarrpërcjellës.
Dibër: Dorëzohen dhe dy armë të tjera që mbaheshin pa leje që nga viti 1997.
Policia e Shtetit falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në dorëzimin vullnetar të armëve.
Policia e Shtetit iu bën thirrje dhe një herë të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t’i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 prill./a.k