• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bilanci/ Dhjetra operacione policore në një javë, procedohen 540 persona

by
19/06/2022 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit finalizoi këtë javë dhjetëra operacione dhe megaoperacione, ndërsa arrestoi dhe shpalli në kërkim 540 persona.

Kokainë, kanabis, arsenal armësh, punishte për modifikimin e armëve, bimë narkotike, mallra kontrabandë dhe asete të paligjshme, të sekuestruara gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin.

Si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në një javë, u finalizuan me sukses 2 megaoperacione, si dhe u zhvilluan 28 operacione të tjera policore.

Policia finalizoi operacionin “Silent”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj.

Po ashtu u finalizua operacioni “Tranziti”, gjatë të cilit u sekuestruan 45.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë në një kontenier, në Portin e Durrësit, dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike të dyshuara kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, MDMA, fara, fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, peshore elektronike, 3 aparate celulare, makineta për lojëra fati, tavolina pokeri dhe 5 automjete.

Gjithashtu, nga Policia e Korçës është zbardhur vrasja e një 26-vjeçari dhe janë vënë në pranga 3 autorët e dyshuar të vrasjes.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 540 persona, nga këta: 151 janë arrestuar, 367 janë proceduar penalisht dhe 22 janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 28 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 14 raste dhe janë sekuestruar 21 armë zjarri, një makineri që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, 1 armë sportive, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, municion luftarak, 4 thika, armë të tjera të ftohta dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura.

Po ashtu, janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

Policia goditi 22 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të zjarrvënies, 3 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 46 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 27 raste.

Gjithashtu, ndërhyrja në kohë e strukturave të Policisë ka parandaluar 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe në Elbasan.

Edhe Policia Rrugore ka vijuar monitorimin intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 362 leje drejtimi, nga të cilat: 242 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 83 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për qarkullim në sens të kundërt.

Po ashtu, janë arrestuar 84 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 49 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës vuri në pranga 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Në total u vendosën 15.316 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Lezhës ka menaxhuar me sukses pelegrinazhin në “Kishën e Shna Ndout”, në Laç.

Policia Kufitare ka vendosur masa të shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Policia ka kryer kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik, si dhe kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.

Gjatë kësaj jave janë kapur 6 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu është finalizuar një operacion policor i përbashkët për goditjen e trafikut të kokainës, si rezultat i të cilit janë sekuestruar 45.5 kg kokainë, në Portin e Durrësit, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

Policia procedoi penalisht 10 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 6 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe 2 shtetas, për “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësve të Policisë, për shkak të detyrës.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë vendin dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik veror.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

/e.d

Next Post
Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”/ Ekipi kombëtar merr Flamurin në dorëzim, Veliaj: Vazhdojmë investimet për sportin!

Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”/ Ekipi kombëtar merr Flamurin në dorëzim, Veliaj: Vazhdojmë investimet për sportin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com