• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

by A R
27/06/2026 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Venezuela po përballet me një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e saj moderne, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin me vetëm 39 sekonda diferencë. Bilanci vijon të rëndohet nga ora në orë, ndërsa autoritetet njoftojnë se numri i viktimave ka arritur në 920, ndërsa mbi 4 mijë e 300 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 50 mijë persona rezultojnë të zhdukur.

Goditjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkaktuan shembjen e qindra ndërtesave, dëmtime të rënda në infrastrukturë dhe bllokuan rrugët kryesore në disa zona të vendit. Provinca bregdetare e La Guaira dhe kryeqyteti Karakas janë ndër rajonet më të goditura, ku ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave për të mbijetuar.

Spitalet po punojnë në kapacitet maksimal, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa strehë. Dëmtime të konsiderueshme janë raportuar edhe në aeroportin kryesor të vendit, duke vështirësuar mbërritjen e ndihmave humanitare. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të forcave të emergjencës.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka shprehur solidaritet me Venezuelën dhe disa shtete kanë njoftuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe ekipeve të specializuara të kërkim-shpëtimit. Ekspertët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, pasi shumë persona rezultojnë ende të bllokuar nën rrënoja dhe operacionet e kërkimit vazhdojnë pa ndërprerje.

Next Post
Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

October 4, 2026
U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

October 4, 2026
Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

October 4, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

October 4, 2026
“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

October 4, 2026
Ben Andoni zbërthen krizën politike: Flamingot u kthyen në skifterë, opozita e rehatuar në rolin e saj!

Ben Andoni zbërthen krizën politike: Flamingot u kthyen në skifterë, opozita e rehatuar në rolin e saj!

October 4, 2026
Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

October 4, 2026
Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

October 4, 2026
Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

October 4, 2026
Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com