• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bien ndjeshëm temperaturat, aksi Librazhd–Peshkopi i kalueshëm vetëm me zinxhirë ose goma dimërore. Disa fshatra pa energji elektrike

by A R
03/10/2025 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshje dëbore dhe temperatura nën zero janë shënuar gjatë natës së mëngjesit të së premtes (3 tetor) në Steblevë të Librazhdit. Trashësia e borës në këtë zonë ka kaluar 10 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -2°C.

Sipas Emergjencave Civile pranë kësaj Bashkie, për shkak të ngricave, aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë ose goma dimërore.

Ndërkohë, disa fshatra të Njësisë Administrative Steblevë ndodhen pa energji elektrike, pasi linjat e transmetimit janë dëmtuar nga moti i keq.

Në Qarkun e Kukësit, moti ka qenë i vrenjtur, me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra e për pasojë ka pasur dhe rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh.

Megjithatë, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht dhe në asnjërën nga tri bashkitë nuk ka raportime për ndonjë emergjencë.

I vetmi problem është shkëputja e energjisë elektrike në fshatrat Kollovoz, Novosej e Topojan të Kukësi, në fshatrat Kishaj e Pogaj të Hasit dhe pjesërisht Njësinë Administrative Tropojë e vjetër.

Edhe në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër kemi rënie te ndjeshme te temperaturave. Në Qafë-Thore dhe Qafe Mali (Fushë Arrëz) kanë filluar reshjet e para të dëborës, ku trashësia arrin deri në 2 cm, ndërsa subjektet e mirëmbajtjes kanë filluar kriposjen e tyre. Për këto dy zona trashësia e dëborës arrin rreth 2 cm.

Kalueshmëria e rrugëve në të gjithë territorin e qarkut është e plotë dhe pa pengesa.

Next Post
“Burri yt ishte vrasës me pagesë”, Dervishaj debate me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”, Dervishaj debate me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In