• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bien infektimet ditore, por shtohen viktimat në Shqipëri: 538 raste të reja dhe 9 humbje jete, mes tyre një 29-vjeçar

by A R
25/01/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka shënuar një rënie sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, krahasuar me ditët e mëparshme. Por fatkeqësisht janë shtuar viktimat nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 538 raste të reja me koronavirus. Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 9 qytetarë, mes tyre edhe një 29-vjeçar.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë: 1918 testime, 401 të shëruar, 538 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1918

Testime totale 336,716
Raste pozitive 72,812
Raste të shëruara 44,291
Raste Aktive 27,197
Humbje jete 1324

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15968
Fier 2007
Durrës 1481
Shkodër 1359
Elbasan 1147
Vlorë 1057
Lezhë 967
Korçë 916
Berat 852
Gjirokastër 537
Dibër 502

Next Post
Navalni publikoi “pallatin mbretëror”, Putin e mohon: Nuk është i imi!!

Navalni publikoi “pallatin mbretëror”, Putin e mohon: Nuk është i imi!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

July 30, 2026
Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

July 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Evropianisti i kafenesë

July 30, 2026
Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

July 30, 2026
Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

July 30, 2026
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

July 30, 2026
UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

July 30, 2026
61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

July 30, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Turizmit shqiptar i marrshin të ligat!

July 30, 2026
“Epsteini” ynë

Miti i rremë i protestës paqësore më të dhunshme në histori

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com