• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie mbështetja për Albinin/ Ithtarët e Kurtit bënë apel për të bojkotuar Shqipërinë: 3.4 mln turistë nga Kosova vizituan vendin

by Java News
28/07/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po bëhet gati të presë një numër rekord turistësh, edhe gjatë këtij viti është rikonfirmuar trendi i turistëve që vijnë që nga janari e deri në qershor.

Janë 3.4 milionë turistë të huaj që kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, pra 33% më shumë se një vit më parë.

Edhe gjatë këtij viti në krye të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë janë shqiptarët e Kosovës, me 1.3 mln. Më pas ndjekur nga vendet e thjerra fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gjatë këtij viti, nuk mungojnë as turistët nga Europa Perëndimore që pas reklamave nga mediat e huaja prestigjoze, janë rritur në numër. Vendin e parë e mbajnë gjermanët  me 117 mijë gjatë 6 muajve të parë të vitit.

Në kontinentin e Evropës Greqia e Italia janë dy vendet që mbajnë vendin e parë për numrin e turistëve, por një numër të lartë ka nga Europa Perëndimore, në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti.

Më pas vijnë Spanja dhe Franca, por edhe nga dy vendet e luftës, Ukraina dhe Rusia janë respektivisht 10 mijë dhe 8 mijë shtetas që kanë hyrë në vendin tonë.

“Ne e dimë që Shqipëria është një vend turistik në zhvillim e sipër dhe vërtetë duket bukur. Kjo është dita e parë në Vlorë, kemi ardhur nga Portugalia dhe jemi duke shijuar eksperiencën këtu”- tha një turiste.

“E zbulova Shqipërinë në rrjete sociale dhe vendosa të vija, është më bukur se ç’e prisja. Nga Vlora do të shkojmë në Sarandë, kemi marrë një udhërrëfyes që do të na bëje një turne në jug për një javë. Dy ditët e fundit do të qëndrojmë në Tiranë e më pas do të kthehemi në Spanjë.”– tha turistja.

290 mijë shtetas erdhën nga Maqedonia e Veriu dhe po në të njëjtin numër janë edhe nga Mali i Zi, ndërsa nga Serbia 35 mijë shtetas e vizituan Shqipërinë.

“Ne rezervuam një javë pushime në Shqipëri dhe u penduam, duam të rrimë më shumë. Njerëzit janë shumë miqësorë e plazhet fantastike. Gjithçka më duket perfekte”– tha tursiti.

Por qershori konfirmoi një tjetër trend në vendin tonë, me numrin e vizitave për arsye biznesi që u rrit me 58%. Kjo tregon se të huajt vijnë edhe për investime në Shqipëri, ku shumë prej tyre po blejnë biznese apo apartamente në qytetet bregdetare./m.j

Next Post
Armaldo tregon se përse nuk flet me Luizin: Prisja një mesazh për lindjen e vajzës, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram

Armaldo tregon se përse nuk flet me Luizin: Prisja një mesazh për lindjen e vajzës, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In