• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ja sa shitet një fuçi

by
24/11/2022 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës bruto ra me më shumë se 3% në mesin e njoftimeve se grupi i G7-tës planifikon të vendosë një tavan mbi kuotimin e naftës ruse, ndërsa rezervat amerikane u mbushën më shpejt nga ç’e prisnin specialistët.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte gati 2.9 dollarë më i ulët se në mbylljen e shkëmbimeve të një dite më parë dhe ne fund, u pozicionua në 85.41 dollarë për fuçi.

Në tregun amerikan një fuçi u tregtua me 3,7% më pak, çka e çoi çmimin në 77.94 dollarë për fuçi. Rezervat e benzinës në SHBA u rritën me 3 milionë fuçi, duke kapërcyer disa herë parashikimin e analistëve për një rritje prej 383 mijë fuçish.

“Kjo që ndodhi me benzinën ishte gati shokuese”, thotë Phil Flynn i grupit Price Futures. “Një rritje e tillë e furnizimit sugjeron se ndoshta jemi duke parë një dobësim të kërkesës ose se benzina po vuan tani përpara festave”, shtoi ai.

Çmimet u goditën akoma edhe më shumë nga raportet se kufiri i çmimit të naftës ruse të planifikuar nga grupi G7 duhet të jetë më i lartë se çmimi aktual i saj i tregut.

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës dëshiron të kufizojë çmimin e një fuçi nafte ruse të dorëzuar nga anijet në nivelin e 65-70 dollarë, sqaroi një zyrtar europian.

Në tregun e Europës Veriperëndimore, një fuçi nafte ruse Urals aktualisht qëndron në 62 deri në 63 dollarë, dhe në tregun mesdhetar, është rreth 67 deri në 68 dollarë, sipas të dhënave të Refinitiv. Ekspertë të Thesarit amerikan pohuan se ky kufi ka të ngjarë të rregullohet disa herë në vit.

Në luhatjet e çmimit duket se ndikuan dhe shqetësimet e lidhura me kërkesën nga Kinë, importuesja më e madhe e naftës së papërpunuar e cila po përballet me një shpërthim të ri të  infeksioneve të Covid 19-tës./ Top Channel

/e.d

Next Post
Dëshmia/ “Jam penduar, u kërkoj falje…”, 57-vjeçari në Fier pranon vrasjen e bashkëshortes

Dëshmia/ "Jam penduar, u kërkoj falje...", 57-vjeçari në Fier pranon vrasjen e bashkëshortes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In