• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bie alibia e Llallës, kushtetua e re nuk bllokon hetimet për dosjet “VIP”

by A R
22/10/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të ketë asnjë alibi për ecurinë e hetimeve të dosjeve VIP si dhe gjykimeve, sipas rastit, në gjykatë. Pas alarmimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla se, Kushtetuta e re ka bllokuar funksionimin Prokurorisë së Përgjithshme, kësaj të fundit, i janë qartësuar në ligjin e SPAK, kompetencat për hetimin e çështjeve të juridiksionit fillestar si dhe për përfaqësimin e akuzës në gjyq, deri në momentin kur të nisë së funksionuari Prokuroria e Posaçme.

Edhe pse kryetari i komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka argumentuar se Kushtetuta e re, ligji i SPAK dhe ligji për prokurorinë, nuk e pengojnë Prokurorinë e Përgjithshme të ndjekë penalisht dhe të çojë në gjykatë deputetë, ministra ish-ministra, gjyqtarë etj., për sa kohë organet e reja nuk kanë nisur së funksionuari, ligjvënësit kanë parashikuar në ligjin e SPAK një dispozitë kalimtare për Prokurorinë e Përgjithshme.

Pika 5 e nenit 57 të ligjit të SPAK, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon që deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Pika 3 e nenit 135 e Kushtetutës parashikon që gjykatat e posaçme gjykojnë akuzat penale kundër Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrave, gjyqtarëve, disa drejtuesve të të institucioneve qendrore ose të pavarura, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje kësaj prokurorie.

Dosjet nën gjykim dhe hetim
Dispozita kalimtare i jep zgjidhje problemit të artikuluar nga kryeprokurori për pamundësinë e përfaqësimin në gjyq, për çështjet në gjykim të juridiksionit fillestar, konkretisht për çështjen e deputetëve Tom Doshi dhe Armando Prenga, të cilët po gjykohen në Gjykatë të Lartë, për akuzën e kallëzimit të rremë dhe të konfliktit të armatosur. Në proces gjykimi ka hyrë edhe çështja e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea dhe bashkëshortit të saj, e cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit. Dispozita kalimtare i heq çdo alibi prokurorisë sa i takon edhe vendimeve për rastet nën hetim. Në listën e zyrtarëve të lartë, të cilët kanë llogari të hapura me Prokurorinë janë edhe tre ish-ministra të Sali Berishës dhe dy ministra aktualë të qeverisë Rama. Bëhet fjalë për ish-kryefinancierin Ridvan Bode, ish-ministrin e METE, Genc Ruli dhe ish-ministrin po të METE, Florjon Mima, të cilët janë kallëzuar në prokurori për privatizimin e OSSH, nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila pas një procesi auditimi ka konstatuar 414 milionë euro dëm. Po ashtu, hetimet vijojnë edhe për ministrat aktualë Ilir Beqja e Damian Gjiknuri si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Gjithashtu, organi qëndron i akuzës nuk ka asnjë pengesë ligjore për hetimin funksionarëve të lartë, të përfshirë në praktika korruptive apo për të çuar në një stad tjetër luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Alarmi i kryeprokurorit
Disa ditë më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla dha alarmin, duke deklaruar publikisht se Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorisë së Përgjithshme të drejtën për hetimin në juridiksion fillestar (hetimin e zyrtarëve të lartë, deputetë, ministra, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj). “Sipas dispozitave të reja, kompetenca për hetimin e këtyre funksioneve i takon Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Prokuroria e Përgjithshme konstaton si problematikë mungesën e një strukture që do të zhvillojë hetimin për këtë nivel zyrtarësh, deri në ngritjen e SPAK-ut. Po ashtu, problematikë është edhe fakti se duhet gjetur një zgjidhje emergjente për trajtimin e rasteve të juridiksionin fillestar që janë aktualisht në gjykim apo në hetim”, tha kryeprokurori.

300 ditë afat për dosjet në gjykim
Gjykata Speciale, do të mbahet larg për 300 ditë nga gjykimi i dosjeve të korrupsionit dhe krimit elitar, pas hyrjes në fuqi të ligjit për institucionet kundër krimit dhe korrupsionit. Pika 6 e nenit 57 të ligjit të SPAK parashikon që në mënyrë që të respektohet e drejta e të pandehurve për një gjykim të drejtë, çështjet që do të jenë në gjykim para gjykatave për krimet e rënda në ditën e 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten nën kompetencën e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëse ato nuk bëjnë pjesë në kompetencën parësore apo dytësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas këtij ligji. Këto çështje ndiqen penalisht nga Prokuroria e Posaçme. Në mesnatën e ditës së 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kompetencat e parashikuara nga nenet 8 dhe 9, të këtij ligji, u kalojnë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme.

Bie alibia
Organi qëndron i akuzës nuk ka asnjë pengesë ligjore për hetimin funksionarëve të lartë, të përfshirë në praktika korruptive apo për t’a çuar në një stad tjetër luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Alarmi
Disa ditë më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla dha alarmin, duke deklaruar publikisht se Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorisë së Përgjithshme të drejtën për hetimin e ministrave, deputetëve etj.

Komision për verifikimin e pasurisë, dy raste ku shmanget ILDKP

Neni 57 i ligjit të SPAK, Dispozita kalimtare

1.  Përjashtimisht nga rregulli i parashikuar në pikën 6, të nenit 6, dhe pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, për një periudhë 4-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe familjarëve të afërt të tyre, bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër
të procesit të rivlerësimit, sipas nenit 179/b, të Kushtetutës, dhe ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të funksionarëve të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”. Një gjyqtar apo prokuror, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit, konsiderohet se e përmbush kushtin e sigurisë, të parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji. Vetëm pas kalimit me sukses të procesit të rivlerësimit, me vendim përfundimtar, ata mund të kualifikohen për t’u përzgjedhur si gjyqtar në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

2.  Përjashtimisht nga rregulli i parashikuar në pikën 5, të nenit 6, për një periudhë 2 vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, rolin e Komisionit të Posaçëm lidhur me verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për nëpunës civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme, personel administrativ në Prokurorinë e Posaçme, për Drejtor dhe për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe familjarët e afërm të tyre, e luan Komisioni i Posaçëm i përbërë nga: a) dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit; dhe b) një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Berisha i kërkon Nishanit të ndëshkojë N/Kolonelin e dekoruar nga ai vetë

President i vendit apo kryetar i ardhshëm i Partisë Demokratike?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com