• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

President i vendit apo kryetar i ardhshëm i Partisë Demokratike?!

by S M
22/10/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Bujar Nishani vijon të dëshmojë se nuk ka ndërmend të jetë kreu i shtetit, sipas standartit që ja përcakton Kushtetuta, por një zgjatim i padeklaruar i një pale politike. Sulmi i tij i të premtes ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama në Beograd përbën një tjetër incident, në listën e gjatë të përplasjeve që presidenca ka provokuar me qeverinë dhe më saktësisht njërin komponent të saj: Partinë Socialiste.

Afrimi i fundit të mandatit të tij presidencial nuk po e ul asfare nivelin e antagonizmit dhe ashpërsinë e deklarateve e veprimeve kundër shumicës që qeveris vendin. Konsekuent në linjën e tij të politizuar, Bujar Nishani është parë nga opozita e djathtë si qendra më e madhe e pushtetit, në majën e piramidës shtetërore. Prej të cilës buronin më pas (deri tani, kur reforma në drejtësi shembi thuajse gjithçka), pushtete të tjera të forta në gjyqësor, prokurori, shërbimet sekrete e diplomaci.

Bujar Nishani po i drejtohet fundit të mandatit, me një projekt që duket përditë e më pak “fantastiko-shkencor”: të jetë një kandidaturë serioze, në momentin kur kryetari i opozitës së sotme Lulzim Basha do të ndodhet përballë një humbjeje eventuale në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Kjo skemë, e cila qarkullon prej muajsh nëpër ambjentin politik e mediatik, ngjan gjithnjë e më pak e pamundur, kur sheh sesa me dëshirë dhe forcë e mbron siglën e tij të dikurshme kreu i shtetit shqiptar. A nuk doli pas perdes ky njeri, edhe atëhere kur të tjerët bënin gjithfarë listash me kandidatura presdenciale, në verën e vitit 2012?!

Next Post
53 të vdekur dhe 300 të lënduar në aksident me tren në Kamerun

53 të vdekur dhe 300 të lënduar në aksident me tren në Kamerun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com