• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden njofton masa të reja për të ulur çmimin e naftës në vend, ulet edhe në bursë

by A R
01/04/2022 00:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden urdhëroi futjen në treg për gjashtë muaj të 1 milion fuçive nafte në ditë nga rezervat strategjike të vendit me naftë, në një përpjekje për të ulur çmimin e saj, që shënoi një rritje të re me fillimin e agresionit të Moskës në Ukrainë.

“Nëse duam çmime më të ulëta të gazit, duhet të kemi më shumë furnizim me naftë dhe tani”, tha Presidenti Biden. “Ky është një moment pasojash dhe rreziku për botën e dhimbjeje tek pikat e karburantit për familjet amerikane“, shtoi ai.

Presidenti Joe Biden akuzoi të enjten kompanitë amerikane të naftës se po gëzojnë fitime rekord ndërsa amerikanët po paguajnë çmime të larta për benzinën.

“Kjo nuk është koha për fitime rekord, është koha për veprime për të mirën e vendit tuaj“, tha Presidenti Biden duke iu drejtuar kompanive që operojnë në këtë fushë.

Presidenti po i kërkon gjithashtu Kongresit t’i vendosë gjoba financiare kompanive të naftës dhe gazit në vend, që japin me qira toka publike, por që nuk prodhojnë. Ndërkohë zoti Biden synon të përdorë një ligj federal për të inkurajuar masa që synojnë kalimin tek burimet më të pastra të energjisë dhe për të zvogëluar varësinë nga kaburantet fosile. Të gjitha këto masa tregojnë se nafta vazhdon të jetë një pikë e dobët për Shtetet e Bashkuara. Administrata synon që me këto lëvizje, siç është futja në përdorim e rezervave të naftës, të ushtrojë trysni për të ulur çmimin, por Presidenti Biden e ka ndërmarrë tashmë dy herë këtë veprim pa shkaktuar ndonjë ndryshim domethënës në tregjet e naftës.

Ligjvënësit republikanë nga ana tjetër thonë se problemi qëndron tek administrata Biden që është armiqësore ndaj kompanive që kanë leje për shfrytëzim të burimeve të naftës apo dhe ndaj ndërtimit të gazjellësave të rinj, sikurse ai Keystone XL. Senatori republikan Steve Daines kritikoi më herët këtë masë dhe tha se shfrytëzimi i rezervën strategjike, pa ndërmarrë më parë hapa për të rritur prodhimin në vend është një lëvizje e dëshpëruar që shmang zgjidhjen e vërtetë: “investimin në kapacitetet prodhuese amerikane të energjisë”, veçanërisht ato të naftës dhe gazin.

Futja në treg e një milion fuçive naftë në ditë është një mënyrë për të rritur furnizimet, do të shërbejë si një urë derisa kompanitë e naftës të rrisin prodhimin.

Masa e shpallur sot nga Presidenti Biden është më e madhje e kësaj natyre në historinë afro 50-vjeçare të vendit.

Çmimet e naftës ranë me 3% pas njoftimit të këtij lajmi, në rreth 104 dollarë për fuçi. Një vit më parë, çmimi i një fuçie ishte 60 dollarë.

Rezerva strategjike e naftës u krijua pas krizës së naftës të vitit 1973 e për t’u përdorur në rast fatkeqësish natyrore apo problemesh që lidhen me sigurinë kombëtare.

Rezervat prej rreth 600 milionë fuçish ruhen përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës.

Gjatë njoftimit të këtij vendimi, Presidenti Biden foli dhe mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Presidenti Biden tha të enjten se Presidenti rus Vladimir Putin duket se po vetëizolohet dhe se mund të ketë shkarkuar nga detyra ose vendosur nën arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij./VOA

Next Post
Minxhozi: PD nuk e gjen zgjidhjen tek rikthimi i Berishës

Minxhozi: PD nuk e gjen zgjidhjen tek rikthimi i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In