E ndërsa Katy Perry dhe Taylor Swift luftojnë për të qënë të parat në muzikë , dhe Kim Kardashian për të qënë e para në Instagram, Beyonce ka shfrytëzuar muajin shtator për të na kujtuar se kush është mbretëresha e vërtetë.
Pasi shkëlqeu më herët në festivalin “Made In America” dhe në kopertinën e Vogue, tashmë Queen B. është shfaqur me hot se kurrë në numrin e ri të revistës “Flaunt”. Seti fotografik i realizuar në Los Angeles, paraqet Beyoncen të veshur vetëm me të brendshme, me flokë dhe fytyrë tepër natyrale. Një artikull interesant, i cili na ka treguar edhe njeherë se për Beyonce, konkurenca nuk eksziston!













