• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betohen në Bashkinë e Tiranës 13 shtetasit më të rinj, Veliaj: Tirana qyteti i 144 kombësive, 1000 aktivitete për Kryeqytetin Europian të Rinisë

by Java News
27/10/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot Tirana ka 13 qytetarë të rinj të cilët u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Teksa i përgëzoi për marrjen e pasaportës shqiptare, në ceremoninë e betimit për fitimin e shtetësisë shqiptare, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana është si një familje, një qytet që di të gjithmonë të ngrihet më i fortë se më parë.
“Jam shumë i lumtur kemi një kohë të dedikuar për të gjithë ata që do bashkohen në atë që unë e quaj një lëvizje. Nuk është vetëm një vend, një pasaportë, është një lëvizje. Ne jemi të gjithë pjesë e një familje e cila ngrihet, rrëzohet, ngrihet siç është cikli i jetës së çdo familje. Në këtë qytet jemi rrëzuar shpesh. Patëm tërmetin, patëm pandemitë, por ngrihemi më të fortë dhe nga çdo eksperiencë po bëhemi edhe më të mirë. Mirë se erdhët në këtë familjen tonë, që është familja e shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe mezi pres që historia juaj e suksesit të jetë edhe historia e jonë e suksesit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Tirana është një qytet metropolitan ku jetojnë dhe punojnë mbi 144 kombësi të ndryshme. “Ne po përgatitemi për të bërë shumë gjëra të bukura në këtë qytet dhe do të doja të ishit pjesë e ritmit dhe pulsit të qytetit tonë. Vitin tjetër ne duam ta kthejmë Tiranën në një mundësi, në një kartolinë për çfarë përfaqësojmë ne si shqiptarë. Në Tiranë jetojnë mbi 144 shtetësi të ndryshme, por sigurisht gëzimi më i madh është kur marrin shtetësinë shqiptare”, nënvizoi ai.

Veliaj bëri me dije se vitin e ardhshëm kur Tirana do të jetë dhe kryeqyteti Europian i Rinisë do të organizohen rreth 1000 aktivitete.
“Me Kryeqytetin Europian të Rinisë po planifikojmë rreth 1000 aktivitete dhe do të doja që të bëheshit pjesë e tyre. Ky 28-29 nëntor do të jetë festa juaj e parë kombëtare me këtë pasaportë. Do doja të ishit gjithashtu pjesë e atyre festimeve të fundit të vitit. Ashtu siç kemi gjithmonë traditë do ta rikthejmë në Tiranë, këtë herë edhe me të madhe e më të bukur”, tha Kryetari i Bashkisë.

Pas leximit të formulës së betimit nga kryebashkiaku Veliaj, Marco Montanaro nga Italia, Tahsin Koç nga Turqia, Mohamed Wahdan nga Egjipti, Hassan Batman nga Siria, Samad Ahmed Ghori dhe Amtul Qudsiya Mushtaq nga India, Mustapha El Halabi nga Libani, Agim Mamuti nga Maqedonia e Veriut, Florim Agushi, Adelinë Dine, Verona Gërbeshi, Luftar Braha si dhe Nasire Spahija nga Kosova nënshkruan aktin e betimit./m.j

 

Next Post
Vizita Von der Leyen në Tiranë/ Soreca: Do të pritet nga kryeministri Edi Rama e presidenti Ilir Meta. Ja axhenda

“Evropa është këtu”/ Delegacioni i BE nis fushatën e re mbi mbështetjen financiare dhe integrimin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In