• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Betohen familjarët: Rivarrimi i Isa Boletinit, vetëm në Boletin

by
18/05/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar në Kompleksin e Kullave në Boletin, familjarët e heroit Isa Boletini, të cilit edhe njëherë i kanë rikonfirmuar vendimin e prerë të tyre se eshtrat e heroit do të rivarrosen vetëm në Boletin dhe askund tjetër, më 10 qershor të këtij viti, ashtu siç kishin vendosur institucionet më të larta të Republikës së Kosovës.

Në takim ishte i pranishëm edhe imami Mulla Asllan Murati, i cili për më shumë se 15 vjet i kishte ruajtur në një vend të fshehtë eshtrat e heroit, Isa Boletini.

Nipi i heroit, Xhavit Boletini dhe stërnipi Gazmend Boletini, u shprehën se pas reagimit në respekt dhe mbrojtje të vlerave dhe figurës së heroit Isa Boletini, si dhe kërkesës unanime që rivarrimi të bëhet në Boletin, u penduan dhe kuptuan gabimin që e kishin bërë duke u pajtuar që rivarrimi të bëhet përkohësisht në Vlorë.

“Jemi të befasuar shumë për të mirë, nga reagimet anembanë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe diasporës, me të cilat vlerësohej lartë kontributi dhe personaliteti i gjyshit tonë Isa. Nuk u hamendëm fare që të tërheqim pëlqimin tonë për rivarrosjen e eshtrave në Vlorë, edhe pse kemi respekt të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Ismail Qemalin. Mirëpo, ishte e qartë se populli e respekton dhe e donë shumë Isën në Kosovë, përkatësisht në Boletinin e tij, që me asgjë nuk e ndërroi. Tash të gjithë familjarët, bashkëfshatarët, qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, jemi unik dhe të vendosur që rivarrimi të bëhet vetëm në Boletin she askund tjetër”, thanë Xhaviti dhe Gazmendi.

Duke e ripërsëritur se përveç Boletinit, nuk ka alternativë tjetër për rivarrosjen e eshtrave të heroit Isa Boletini, familjarët thanë së nëse institucionet e Kosovës nuk e mbështetin vullnetin e familjarëve dhe të qytetarëve që rivarrimi të bëhet në Boletin, atëherë do ta bëjnë këtë bashkë me institucionet komunale, apo edhe vetëm ata, me ceremoni të thjeshtë familjare.

betohen-familjar-euml-t-e-isa-boletinit-rivarrimi-do-t-euml-b-euml-het-vet-euml-m-n-euml-boletin_hd familjar-euml-t-isa-boletini-do-t-euml-rivarroset-vet-euml-m-n-euml-boletin_hd

Next Post

Ju humbi celulari? Zgjidhjen e gjeni në Google

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com