• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Betohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor/ Do vlerësojnë procesin zgjedhor 2021

by Java News
10/09/2020 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë gjyqtarët të cilët u përzgjodhën për tu bërë pjesë e Kolegjit Zgjedhor u betuan mëngjesin e sotëm (10 shtator).

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë mëngjesit të sotëm.

Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti të martën (8 shtator). Nga 16 kandidatë u përzgjodhën 8.

8 gjyqtarët e përzgjedhur janë 2 gjyqtarë dhe 6 gjyqtare, konkretisht  Sokol Ibi, Emona Muçi, Asim Vokshi,Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri , të cilët u përzgjodhën mes 16 kandidatëve.

Shorti ‘la jashtë përzgjedhjes’ emrin e Ardian Dvoranit, i cili ishte mes 16 kandidatëve të miratuar për të marrë pjesë në garë.

Kolegji Zgjedhor që do të vlerësojë procesion zgjedhor të 2021 dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet. Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësonin për të qenë anëtar kolegji ishte kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

Cili është roli i Kolegjit Zgjedhor?

Të gjitha partitë që kanë ankesa dhe kundërshti për elementë të caktuar të procesit zgjedhor, depozitojnë një ankesë pranë Komisionit të Ankesave në KQZ. Kjo ankesë merret në shqyrtim nga KQZ, e cila shprehet me një vendim për të.

Nëse partia, ose individi që ka bërë ankimin, e sheh si të padrejtë vendimin e KQZ, atëherë ka të drejtë ta ankimojë atë në Kolegjin Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor është i vendosur në Gjykatën e Apelit, me një trupë të posaçme prej 8 anëtarësh, të cilët vendosin të shprehen për pretendimin e një pale, ose personi.

g.kosovari

Next Post
Çfarë fshehin Greqia dhe BE për Qipron?

Çfarë fshehin Greqia dhe BE për Qipron?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com