• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betimi i gjyqtarëve të Kushtetueses/ Meta publikon dokumentin: Konkluzionet e KSHH çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYE-KÇK-së

by Java News
20/02/2020 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” dokumentet, ku bëhen me dije konkluzionet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Sipas Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ç’monton ligjin antikushtetutes të krye-KCK-së. Ai shton se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, asesi nuk mund të betohet vetëm me shkrim.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë,

Edhe njëherë më lejoni të ndaj me ju, konkluzionet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së.

DISA NGA KONKLUZIONET E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT

“Gjithashtu, duke pasur në konsideratë faktin se të dyja këto nisma prekin dy ligje të rëndësishme që janë hartuar/ndryshuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, KSHH do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi të plotë e të gjithanshëm me institucione si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me shoqatat e gjyqtarëve, ekspertë të së drejtës kushtetuese, etj.”

“Lidhur me këtë propozim, KSHH vlerëson se ceremonia e betimit, që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet në formë të shkruar, pasi betimi në vetvete si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu sikurse dihet atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër.”

“Ndaj, akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni. Forma shkresore që parashikohet me ndryshimet e propozuara, në vlerësimin tonë, përveç se nuk është tipike për aktet ceremoniale të betimit të realizuara me funksionarët e nivelit të lartë në këto 2-3 dekadat e fundit, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

“Kushtetuta e vendit tonë e parashikon aktin e betimit për një sërë funksionarësh të lartë publikë, në të tria degët e pushteteve. Madje akti i betimit parashikohet edhe për vetë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili përpara se të fillojë detyrën duhet ta bëjë betimin para Kuvendit.

“Pra akti i betimit para institucionit të parashikuar në Kushtetutë merr një rëndësi të veçantë dhe Kushtetuta e konsideron këtë akt si një kusht për fillimin e detyrës. Në këtë kontekst, akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal. Gjithashtu duhet të kemi në konsideratë që Presidenti i Republikës mund të refuzojë të organizojë ceremoninë e betimit, sepse ai e konsideron zgjedhjen, ose emërimin e tij jo në përputhje me Kushtetutën (ose për shkaqe të tjera).”

“Vetë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si atë të arbitrit, të moderatorit të pushteteve e të rregullatorit, si një figurë neutrale, me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive”.





Next Post
Të implikuar në vrasjen e Jan Prengës, RENEA kontrollon në Lezhë objektet e disa personave

Nga Hoxhallari te Shanaj i Fierit dhe Fatmir Kajolli, zbardhen emrat e tjerë të listës së papublikuar të OFL për verifikimin e pasurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com