• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Hoxhallari te Shanaj i Fierit dhe Fatmir Kajolli, zbardhen emrat e tjerë të listës së papublikuar të OFL për verifikimin e pasurisë

by Java News
20/02/2020 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen emra të tjerë që janë në listën e Operacionit “Forca e Ligjit” dhe që ende nuk janë bërë publikë nga Policia e Shtetit. Megjithëse tashmë verifikimet pasurore për ta kanë nisur dhe policia i ka kërkuar të justifikojnë pronat që ata disponojnë, asnjëherë policia nuk ka folur publikisht për këto emra se kush janë, bacgraundin kriminal që ata mbartin dhe çfarë përfaqësojnë.

Burime policore thanë për “Shqiptarja.com” se njëri prej këtyre personazheve që ka marrë kërkesën për të justifikuar pasurinë është Aurel ose Altin Hoxhallari. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit. Hoxhallari, po gjykohet në mungesë në prokurorinë e Posaçme SPAK, për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”. Aurel Hoxhallari, besohet se është njëri nga individët, që ka kontraktuar vrasësin grek me pagesë, Efthymious Efthymiou, për të ekzekutuar Devi Kasmin. Vrasja ka motiv prishjen e pazareve të drogës. Altin Hoxhallari, dyshohet si i përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës.

Ndërkohë në listën e policisë janë dhe dy personazhe nga zona e Laçit, më konkretisht Gëzim Çela ose i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i dënuar në 2018 për trafik heroine me 10 vite burg. Në këtë vendim Çela është dënuar së bashku me Arif Çela, Viktor Lekgegaj, Fran Merdhoci dhe Alfred Mikeli. Çela vijon të jetë në kërkim, ndërkohë besohet se fshihet në zonën e Laçit.

Emri i tjetër që tashmë është bërë subjekt i verifikimit të pasurisë nga OFL është Astrit Bushi, ku mësohet se është dënuar në Itali dhe Spanjë për pengmarrje dhe grabitje me armë.

Një tjetër emër që ndodhet në listë është ai i Arjan Shanaj, biznesmenit nga Fieri i arrestuar dhe dënuar në Greqi për trafik kokaine.

Po kështu lista e gjatë e OFL-së shtrihet dhe tek një emër tjetër nga Fieri, siç është Arben Gropa ose Vangjel Zijaj, pronar i resortit “Pelikani” në Fier, i dënuar në Itali me 32 vite burgim për trafik droge.

Larg syrit dhe listës së OFL-së nuk ka shpëtuar dhe një personazh tjetër dhe i lidhur ngushtë me politikën siç është, Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 22 vite burgim, për trafik droge. Megjithëse Kajolli, ka arritur të rrëzojë ekstradimin e tij në Itali dhe të çlirojë me vendim gjykate pasuritë e tij të sekuestruara, sërish ato tashmë janë vënë në lupën e oficerëve të OFL-së.

Po kështu në listën shumë emërore janë dhe disa personazhe të tjerë të familjes Jahelezi, të cilët janë të përfshirë në trafikun e heroinës ndërsa disa prej tyre janë pjesë e skemës së pastrimit të parave. Mes emrave që “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë janë 6 persona, vëllezër me njëri-tjetrin si Enio Jahelezi, pronar i “Cavalli” Clab, “Amsterdam” Clab, hotel “Deluxe” etj. Orges Jahelezi i hetuar për heroinën e kapur në Has, Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate në dëm të viktimës Flamur Toska, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi.

Gjithashtu skanimit nga operacioni “Forca e Ligjit” nuk i ka shpëtuar dhe një emër tjetër i botës së krimit. Ai është Shkëlqim Kurpalaj nga Kukësi, i dënuar në Itali me 10 vite burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma dhe i arrestuar në vitin 2016 nga policia e Tiranës.

1300 persona në total dyshohet të jenë emrat që do të vihen në sitën e OFL-së si objekt i aktit normativ Anti-KÇK, u zbulua ekzkluzivisht në emisionin “Repolix” në Report Tv. /shqiptarja.com/

Next Post
Kreu i INSTAT, qeveria miraton 3 kandidaturat e propozuara nga Kuvendi (Emrat)

Kreu i INSTAT, qeveria miraton 3 kandidaturat e propozuara nga Kuvendi (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In