Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta që t’i bindet Kuvendit dhe Kushtetutës. Paralajmërimit të kreut të shtetit dje se do të kthejë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që i heq betimin e gjyqtarëve, Manja iu përgjigj duke i thënë se nëse kthen dekretin, shumica do ta rrëzojë në Kuvend.
Presidenti e cilësoi dje fyerje dhe ofenduese miratimin e ligjit që i hoqi kompetencat për betimin e Kushtetueses një ditë para se të vinte në Tiranë Komisioni i Venecias, për të cilin theksoi se do e rikthejë në parlament për rishqyrtim.
Prononcimi i plotë i Ulsi Manjës nga Korça
Presidenti ka paralajmëruar se nuk do ti dekretojë ndryshimet në ligjin për gjykatën Kushtetuese në lidhje me betimin e gjyqtarëve, cfarë do të bëjë mazhoranca?
Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e Presidentit të Republikës dhe me erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Dje ishte konferenca e donatoreve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk me erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falenderoj donatorët dhe kryeministrin. Për presidentin e kam të qartë përgjigjen kjo mazhorancë do të zbatojë Kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e kuvendit. Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ja kthen përsëri kuvendit, kuvendi do të rrezojë dekretin e presidentit.
Presidenti theksoi se ju nuk pritët as mendimin e komisionit të Venecias, para se të ndryshonit ligjin, pse morët këtë vendim?
Presidenti me qellim ose jo nuk ju referua dje se kur është depozituar nisma në Kuvendin e Shqipërisë. Nisma për ndryshime në ligjin e gjykatës Kushtetuese është depozituar në kuvendin e Shqipërisë në 6 dhjetor të vitit 2019, kuvendi u shpërnda në 18 dhjetor të vitit 2019 sepse u mbyll sesioni i vjeshtës dhe rifilloi punën sipas rregullores se kuvendit në 20 janar dhe projektligji që në miratuam në kuvendin e Shqipërisë kaloi në të gjitha filtrat dhe procedurat parlamentare dhe ishte një ndryshim normal, ishte një mekanizëm për zhbllokimin e një situate konfliktuale sic është rasti i betimit të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.
Absolutisht nuk ka lidhje me vizitën e komisionit të Venecias, këtë e trajtuam dhe me takimin e komisionit te Venecias, ishte njË kocidencË e rastit sepse nisma kishte mbi dy muaj që ishte në kuvendin e Shqipërisë, presidenti qëllimisht i ngatërron këto gjera. Nuk ja mohon kushtetuta te drejtën e dekreteve presidentit edhe në rastin e ligjit për gjykatën Kushtetuese presidenti është i lirë të ushtrojë atributin e vet kushtetues, ta dekretojë ose jo por nuk ja lidh dot duart parlamentit në një republike parlamentare për të miratuar ato ligje për të cilat është votuar parlamenti. Presidenti mund të ketë parasysh shumë gjëra por duhet ti referohet nenit 1 të Kushtetutës se Shqipërisë, Shqipëria është republikë parlamentare.
Presidenti është një institucion kushtetues që buron nga kuvendi i Shqipërisë dhe është i detyruar si cdo institucion tjetër ti bindet kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Presidenti do të duhet ti kthehet pozicionit të tij kushtetues, simbol i unitetit të kombit dhe unë mendoj se Ilir Meta si president me keto trajektore dhe sjellje politike që ka patur ne vijimesi qe ne janarin e vitit 2019 dhe me anulimin e zgjedhjeve vendore por dhe me rasti e fundit që ka të bëjë me gjykatën Kushtetuese unë mendoj e presidenti e ka humbur rolin e tij si simbol i unitetit te kombit.
Ilir Meta sot është opozita e vendit, me sjelljen e vet politike po luan rolin e opozitës. Ne si mazhorancë për sa kohë do të jetë në atë funksion do e respektojmë si president i vendit por kjo nuk do të thotë që kuvendi mos analizojë dhe te trajtojë sjelljen e presidenti të republikës shkeljen e Kushtetutës. Nëse presidenti ka probleme të natyrës kushtetuese si cdo institucion, është i lirë ti drejtohet gjykatës Kushtetuese.
A mund të shpërndajë Presidenti Parlamentin?
Presidenti është në një procedure shkarkimi ne kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi. Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast Kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është dicka absurde ta mendosh, besoj do te ishte shkelja më e rënde, atentati më i rëndë që mund ti bëhet kushtetutës së vendit.
g.kosovari