• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Beteja që ka lidhje me “punët” e Fatmir Xhafajt

by A R
18/03/2017 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita po përpiqet të bëjë kauzë të saj të javës, emërimin e Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm. Përveç dy të dënuarve, njëri për vrasje dhe tjetri për vjedhje, PD ka në anën e vet me sa duket dhe mosdurimin e LSI, për emrin e Fatmir Xhafajt. Por vetë PD nuk ka lidhje as me çfarë ka bërë Xhafaj në punë si prokuror, as pse ia ka dalë të ketë dhe foto me Enver Hoxhën, pasi kryetari i tyre ka marrë me radhë gjithë Byronë politike me foto, deri dhe tek minderi i oxhakut të Enver Hoxhës.

Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë i Fatos Nanos, dhe PD jo vetëm që nuk e ka kundërshtuar, por ka bashkëpunuar me të, në muajt e mjaltit me Fatos Nanon.

Pra PD nuk ka problem as me historinë dhe as me profesionalizmin e Fatmir Xhafajt. Ka arsye të tjera madhore, të cilat e shënjestrojnë Fatmir Xhafajn si objektiv lufte.

E para, ka të bëjë me faktin që ai udhëhoqi procesin e Reformës në Drejtësi, të cilën PD e votoi “me bisht në shalë”, më 21 korrik. Nëse PD do të ishte e vendosur si antikomuniste dhe këto mllefe që po vetë-karikohet sot, ajo duhet ta bënte këtë me reformën në drejtësi, që është një proces shumë herë më i rëndësishëm se sa akti i të qenit ministër. Ministër është një detyrë ekzekutive, që është kompetencë e Kryeministrit. Fatmir Xhafaj është deputet, çka është një status politik më i lartë se Minister, dhe këtu mbyllet çdo debat për atë çfarë ai është.

PD e pranoi atë dhe procesin e Reformës në Drejtësi formalisht, dhe këtu mbyllet debati për standardin e tij politik. Por në PD ka frikë nga ideja se dikush prej tyre, një ditë mund të ndëshkohet nga ligje të cilat burojnë nga një reformë që e ka udhëhequr Fatmir Xhafaj. Kjo është e vërtetë. Por po aq e vërtetë, është se kjo reformë në drejtësi, nuk dënon njeri politikisht, edhe sikur të dojë Fatmir Xhafaj. Njësoj si ata dy dëshmitarët nga Kruja, njëri vrasës e tjetri vjedhës, dhe ata që kanë frikë nga kjo reformë, janë ose vrasës, ose hajdutë. Dënime politike nuk ka. Kështu që s’ka vend as për shqetësim për kriminelët ordinerë që mund të kapë ligji.

E dyta, por që në fakt është e para nga rëndësia, ka të bëjë me faktin se Sali Berisha dhe kundërshtarët e reformës në drejtësi, nuk e kanë problem reformën nga fakti se e ka bërë Fatmir Xhafaj, apo e ka miratuar Edi Rama, por se e kanë bërë Perëndimorët dhe e kontrollojnë ata procesin e zbatimit. Po të ishte për Edi Ramën, as do ta kishin kundërshtuar dhe do kishin bërë pazar me të.

Edhe në rastin e emërimit të Fatmir Xhafajt, Sali Berisha, ndoshta dhe LSI, kanë problem faktin që Xhafaj ka refuzuar ofertën e Edi Ramës dhe vetëm kur është garantuar mbështetje Perëndimore për të, ka pranuar. Pra, Fatmir Xhafaj nuk shikohet i papranushëm si ish-komunist, por i papranueshëm si pro-Perëndimor, jo si hetues stazhier i diktaturës, apo si sekretar rinie si Koço Kokëdhima, por si një autoritet politik, që ka marrë postin e ministrit të Brendshëm në një moment delikat, me mbështetje Perëndimore. Është kjo arsyeja, që ai po sulmohet, sipas parimit “Kur s’ke çi bën kalit, i bie samarit”.

Ideja se Ministria e Brendshme do të jetë në duart e dikujt që ka mbështetje të plotë tek faktori ndërkombëtar dhe nuk do jetë objekt përbaltjeje të përditshme, siç arritën të bëjnë padrejtësisht në kohën kur drejtohej nga Tahiri, ata janë të shqetësuar se nuk kanë kohë të bëhen të besueshëm duke baltosur.

Sali Berisha nuk e ka problem Fatmir Xhafajn që të trembet prej tij, apo punëve të tij dikur, siç nuk trembet prej Edi Ramës dhe sikur ta ketë në dorë gjithë sistemin e drejtësisë. Sali Berisha ka problem real me “punët” që ka bërë Fatmr Xhafaj vitin e fundit në drejtësi dhe garantët e tij. Berisha ka probleme me atë që e quan “guvernatore” të Shqipërisë dhe që është përfaqësuese e Bashkimit Europian në Shqipëri, dhe me atë që e quan “guvernator” të Shqipërisë dhe që është është ambasador i SHBA në Shqipëri. Ideja se ata të dy janë të kënaqur me ministrin e ri të Brendshëm, ka ndezur flakë çadrën. Por kjo nuk do të thotë se mund të ndezin flakë Shqipërinë. Nuk është në dorë të tyre.

Next Post
Milani mezi fiton dhe merr pikët e plota ndaj Genoas

Milani mezi fiton dhe merr pikët e plota ndaj Genoas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In