• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja politike e dështuar e vaksinën

by Mero Baze
01/01/2021 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria ka mundur të sigurojë një sasi prej 500 mijë vaksinash të kompanisë “Pfizer” me të cilat pritet të filloj vaksinimi ndoshta në javën e tretë të Janarit në qendrën e parë që do të hapet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Arritja e kontratës është një histori lobimi e qeverisë shqiptare, pasi vendet e Ballkanit u ndjenë të penalizuara nga politikat e Bashkimit Evropian për sigurimin e kuotave të vaksinave vetëm për vendet e tyre. Maqedonia e Veriut Kosova dhe Mal i Zi janë ende në rrugë për të siguruar kontrata të ngjashme.

Lajmi për vaksinën vjen në një kohë kur kurba e valës së dytë të pandemisë duket se po bie dhe Shqipëria por dhe vendet e rajonit janë me shifra më të mira se çfarë prisnin kur nisi vala e dytë në fillim të Nëntorit. Shqipëria ka disa ditë që shifrat e vdekjes i ka një shifrorë, dhe numri i të infektuarve është përgjysmuar.

Dhe nuk e di pse në pikun e dy zhvillimeve pozitive, pra sigurimin e sasisë së vaksinave që zgjidh emergjencën dhe rënien e kurbës, opozita i ka hyrë detit me këmbë, e të bëj kal beteje në luftën e saj politike vaksinën. Vaksina dhe mund të mos sigurohej në Janar. Sipas parashikimeve të para të gjithë shpresonin se do ta siguronim në Mars. Fakti që u sigurua në Janar, është një lajm i mirë për sistemin shëndetësor administratën dhe moshat e thyera që e kanë nevojë urgjente dhe është kthyer në një lajm të zi për opozitën.

Është pak a shumë si historia që u ndodhi me tërmetin vitin e shkuar. Fiks kur Edi Rama përmes një lobimi personal arriti të siguroj një konferencë donatorësh dhe të marrë 1.15 miliard euro për tërmetin atëherë të gjithë filluan betejën politike kundër tërmetit, që në fakt është e vetmja betejë e fituar thellë dhe që ka mbajtur në këmbë ekonominë shqiptare gjatë pandemisë. Industria e ndërtimit ku rindërtimi zë vend kryesor, është arsyeja pse ekonomia shqiptare nuk u rrëzua gjatë pandemisë por qëndroi në këmbë.

Ndaj dhe çdo luftë politike me tërmetin shkon në favor të qeverisë.

E njëjta gjë po ndodh me vaksinën. Vaksina dhe mund të vonohej për Shqipërinë. Në këtë panik botëror qe ka prodhuar pandemia, bota është rindarë dhe solidariteti nuk më një shfaqje në modë. Ne mund ta kishim marr vaksinën në Mars apo në Prill, por nuk mendoj se kjo do ishte një fitore e madhe e opozitës. Por ajo që nuk kuptoj është pse duhet ti hyjnë një beteje të humbur kur vaksina është siguruar për të filluar vaksinimi në fund të Janarit. Po ti shtosh kësaj dhe uljen e ndjeshme të shifrave alarmante me të cilat u përballëm në Nëntor, lufta me pandeminë është gjëja më kundër produktive e opozitës. Në prill kur të shkohet në zgjedhje kam frikë se më problem do jenë këta tipat e opozitës që besojnë se Edi Ramës ja ka dhënë vaksinën Sorosi për tu futur atyre cip në tru që të mos votojnë Berishën, se sa që do mbetet dikush pa vaksinuar.

I vetmi argument mund të jetë që infermierët e Ramës e kishin dorën e rënd dhe shumë opozitarë kanë ndjerë dhimbje. Por po vazhduan kështu dhimbjen më të madhe kanë për ta ndjerë më 26 Prill, kur të kuptojnë se vaksina i ka lënë pa vota.

Next Post
Krimi në Tiranë (Emrat)/Motra me bashkëshortin kishin shkuar për të festuar, si ndodhi krimi?!

Krimi në Tiranë (Emrat)/Motra me bashkëshortin kishin shkuar për të festuar, si ndodhi krimi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In