• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Beteja për të tërhequr turistët rusë/ Shqipëria pretendente por kushtet…

by Java News
23/03/2016 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbylljes së Turqisë si destinacion turistik për shtetasit rusë, vendet e rajonit janë vënë në garë se kush do t’i tërheqë. Kësaj gare i është bashkuar edhe Shqipëria, e cila merr pjesë me 4 kompani turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që mbahet në Moskë nga  data 23 deri më 26 mars.

“Është një treg jashtëzakonisht me interes. Edhe Greqia, por edhe vende të tjera të rajonit janë duke synuar fort për thithjen e turistëve nga ky vend”, thotë Ardit Çollaku, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizimit.

Por a është e gatshme Shqipëria të akomodojë turistët rusë? Sipas Çollakut, vendi ynë ende nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë destinacion tërheqës për një potencial kaq të madh turistësh.

“Kjo mund të hyjë dhe të bëhet pjesë e një plani strategjik kombëtar përsa i përket reformës që mund të bëhet në sektor për formalizimin e tregut, pasi ne e dimë shumë mirë që kemi një treg turistik joformal”, thotë Çollaku.

Për Unionin e Operatorëve Turistikë Shqiptarë, problemet në Shqipëri nisin që në aeroport.

“Ata udhëtojnë me charter-a. Tarifat për chartera në aeroportet ku ulen ata janë minimale. Pra ne që tek tarifat që kemi në aeroportin tonë, e kemi një pengesë të vogël”, thotë Rexhep Kasmi, zv.kryetar i Unionit.

Sipas Kasmit, nëse Shqipëria do të mund të tërhiqte një pjesë të turistëve rusë,  kjo do ndihmonte dhe në një tjetër aspekt, veç atij financiar.

“Ata do të ishin zgjatësit e sezonit. Sezoni nuk mund te zgjatet me shqiptarë apo me kosovarë, të cilet majin apo tetorin e quajnë të ftohtë. Janë pikërisht turistët rusë që do ta ndjenin veten shumë mirë në bregdetin tonë edhe në maj, edhe në tetor dhe ndodshta edhe në prill”, sqaron Kasmi.

Si Çollaku ashtu edhe Kasmi ndajnë mendimin se turistët rusë kërkojnë shërbim shumë cilësor, por janë edhe shpenzues të pakrahasueshëm me turistët e tjerë. TCh

Next Post

Ambasada amerikane fton vlonjatët që të shkojnë për studime në SHBA/ Ja si

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In