• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Beteja” për gazin, ja pozicionimi Shqipërisë sipas raportit amerikan

by A R
05/09/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Atlantik i Uashington DC  ka hartuar një raport të detajuar mbi nevojat për gaz që ka Europa, si dhe konkurrencën që vjen nga linjat e interkonjeksionit të Rusisë dhe ato të SHBA-së.

Ky raport është shkruar nga analisti dhe shefi i revistës “Natural Gas Word”, John Roberts. Në të jepen rekomandime dhe përcaktohen projektet specifike të janë konsideruar nga BE-ja si “të intersit të përbashkët’, që sigurojnë transportin e volumeve të gazit mes detitt Balltik, Adriatik dhe Detit të Zi.

Një nga rekomandimet kyçe ishte dhe zhvillimi i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline) ku është angazhimi nga njëra anë i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe nga ana tjetër i kompanisë azere Socar.

Ndërlidhja mes IAP dhe projektit TAP do të jetë pikërisht Shqipëria. Një tjetër rekomandim i dalë nga ky dokument i rëndësishëm është se plani i veprimit për ndërlidhjen për Europën Qendrore dhe asaj Jugore e cila duhet të zbatohet tërësisht.

Ky rekomandim kërkon financim të mëtejshëm dhe mbështetje diplomatike. Në total janë 7 projekte dhe vetëm njëri prej tyre është duke u realizuar dhe ky është gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline.

Gjatë projektet e tjera janë : interkonjeksioni Greqi – Bullgari; interkonjeksioni Bullgari Serbi; riforcimi i sistemit të brendshëm energjetik i Bullgarisë; përmirësimi i rrjetit të brendshëm të Rumanisë; ndërtimi i terminalit të gazit në Kroaci; ndërtimi i një sistemi ndërlidhës mes Kroacisë dhe Hungarisë.

Kësaj logjike i shërben edhe plani i Komisionit Europian për realizimin e 195 projekteve me interes të përbashkët, krijimi faciliteteve ndihmëse me vlerë rreth 5.8 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës ‘ jo konkurruese”, si dhe zhvillimi i rrjetit TEN – T që përfshin zbatimin e projekteve në energji, transport, telekomunikacion.

Shqipëria, bën pjesë në projektet prioritare të Europës Juglindore, me projektin e TAP që pritet të transformojë të gjithë tregun e gazit.

Raporti, ngre pyetjet se nga ku do të sigurohen fondet për realizimin e të gjithë kësaj super strategjie.

A mundet Komisioni Europian të sigurojë më shumë fonde? Ka shtete, përfshi këtu edhe Britaninë e Bashkuar e cila ka hedhur idenë se në projektet strategjike duhet të angazhohen edhe kompanitë private, të cilat do të duhet të sigurojnë edhe furnizimin. Por, kjo strategji do të duhet të kalojë në testim gjatë këtij dimri.

Bashkimi Europian ka mobilizuar një fond të quajtur “Marguerite Fund” i cili do të mbështesë në mënyrë të veçantë sektorin privat. Në të do të angazhohen gjashtë insitucione financiare që do të koontribuojnë me rreth 100 milionë euro secila. /Monitor/a.m.

Next Post
Parkingjet private, kallëzim për TIS Park dhe dy kryebashkiakë të Vlorës

Parkingjet private, kallëzim për TIS Park dhe dy kryebashkiakë të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In