• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beteja kundër separatistëve, SHBA furnizon Ukrainën me armë të fuqishme?

by Java News
12/08/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e armatosjes së Ukrainës me pajisje që Kievi do të mund t’i përdorte kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Kundërshtarët thonë se armatosja e Ukrainës rrezikon të shkallëzojë më tej konfliktin, ndërsa mbështetësit thonë se armatimet më të mira do të shërbenin si një zmbrapsje ndaj agresionit rus, si dhe do t’i ofronin Kievit një nxitje politike dhe psikologjike në përballjen me Moskën. Debati po zhvillohet ndërkohë që Kurt Volker, i dërguari i ri për Ukrainën i Presidentit Trump, pritet të vizitojë së shpejti Rusinë.

Dërgimi i armatimeve të reja për Ukrainën do të shërbente si një kthesë e rëndësishme për politikën e jashtme amerikane. Deri tani, janë ofruar vetëm paisje jovdekjeprurëse, por kritikët thonë se duhet të ishin marrë me kohë masat parandaluese ndaj agresionit rus.

“Nuk mendoj se Rusia na ka lënë ndonjë hapësirë për një bashkëpunim pozitiv për Ukrainën. Ndoshta në vende të tjera, por unë nuk e shoh. Prandaj, mendoj se është momenti për të rishikuar strategjinë tonë. Ukraina nuk po kërkon që njësi të huaja ushtarake të luftojnë krah tyre, por po kërkojnë të ndihmohen me aftësitë për të luftuar”, thotë Molly McKew, e “Fianna Strategies”.

Mbështetësit thonë se është koha e duhur për të dërguar një mesazh force pas dëbimit nga Moska të stafit të përfaqësisë diplomatike amerikane, duke hequr kështu mbi 700 punonjës.

Por, kundërshtarët thonë se dërgimi i armatimeve për Ukrainën do të rriste konfliktin dhe do të provokonte një kundërpërgjigje nga Kremlini, që është shprehur kundër këtij opsioni.

“Mendoj se do t’ia vlente më shumë të rishikohej ndihma afatgjatë që i jepet Ukrainës, se sa të planifikojmë vetëm për beteja afatshkurtra. Betejat e mëdha në front janë lënë pas tashmë dhe duhet menduar më tepër për të ardhmen afatgjatë të ushtrisë ukrainase”, thotë Michael Kofman, i “CNA Corporation”.

Kurt Volker, i dërguari special i administratës Trump për Ukrainën, po shqyrton një ndryshim të politikave.

Ai thotë se armatosja e Ukrainës me armë vdekjeprurëse nuk do ta provokonte Rusinë.
“I kam dëgjuar argumentat se kështu mund të provokohej Rusia apo të nxitej Ukraina për të sulmuar. Janë të gabuara. Pikë së pari, Rusia tashmë është në Ukrainë; është një prani e madhe ushtarake dhe e armatosur rëndë. Ka madje një prani edhe më të madhe ushtarake në territorin rus përreth Ukrainës”, thotë zoti Volker.

Përballë epërsisë ushtarake të Rusisë, armatimet për Ukrainën ofrojnë më tepër rëndësi politike dhe nxitje për Kievin, thonë analistët.

Megjithatë, pritet që Moska ta ngrejë çështjen me zotin Volker. Sipas Ministrit të Jashtëm rus, së shpejti do të zhvillohen bisedime në Rusi për çështjen e Ukrainës.

Next Post
“Mbajini paratë, më ktheni dokumentet”, lutja e turistes që i grabitën portofolin

"Mbajini paratë, më ktheni dokumentet", lutja e turistes që i grabitën portofolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In