• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beteja e Varshavës ’20”-një nga betejat me vendimtare të historisë botërore

by Java News
14/08/2020 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

„Beteja e Varshavës 1920-një nga tetëmbëdhjetë betejat me vendimtare të historisë botërore

Nga Karol Bachura*

Ambasador i Polonisë në Shqipëri

Në kohërat e pandemisë botërore jemi të detyruar të menaxhojmë sferën e kremtimeve të vlefshme, siç është 100-vjetori i Betejës së Varshavës në Luftën polako-bolshevike, më 15 gusht 1920, një datë që jo rastësisht është shpallur edhe si Dita e Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë.

Kremtimet e sotme modeste, por solemne, bëhen para dy pllakave të vendosura në famullinë e Shën Gjon Pali II në Bathore, në periferi të Tiranës. Të dyja pllakat e vendosura në kishën në Bathore, në dhjetor 2017 dhe prill 2020, i kushtohen marshallit Józef Piłsudski dhe 100-vjetorit të Betejës së Varshavës. Ne po festojmë gjithashtu Ditën e Forcave të Armatosura Polake, e cila u krijua në përkujtim të fitores së vitit 1920 mbi Rusinë Sovjetike në Betejën e Varshavës, e njohur edhe si “Mrekullia e Vistulës” gjatë Luftës polako- bolshevike.

Jo rastësisht në këto kohë pandemie ne kremtojmë në kishë ditën e Forcave të Armatosura, e cila përkon me ditën e Ngjitjes në qiell të Virgjëreshës Mari, që në vetvete është një festë e veçantë fetare.

Mrekullia e Vistulës është mbiquajtur Beteja e Varshavës, gjatë të cilës ushtria polake, nën komandën e marshallit Juzef Pillsudski, zmbrapsi me sukses nga kryeqyteti polak Ushtrinë e Kuqe në mesin e gushtit 1920. Disfata e ushtrisë ruse siguroi mbrojtjen e  kryeqytetit dhe mbijetesën e Republikës II Polake, e cila sapo e kishte rifituar mëvetësinë në nëntor 1918, pas 123 vjetësh mosekzistencë në hartën e Evropës. Fillimisht kjo festë u quajt Dita e ushtarëve dhe sipas fjalëve të ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes së Polonisë prej vitit 1923 kjo datë do të shënonte përkujtimin e disfatës së paharrueshme të bolshevikëve në Varshavë dhe do të ishte në nderim të kujtimit të të rënëve ndër shekuj për pavarësinë e Polonisë.

Shumë figura të shquara të huaja kanë lojtar rolin e tyre në Luftën polako-bolshevike. Ja disa syresh: NunciApostolik Achilles Ratti- më vonë Papa Piu XI; Kapiteni  Charles de Gaulle- më vonë President i Republikës së Francës, i cili ka luftuar në Luftën polako-bolshevike, inkuadruar në ushtrinë e gjeneralit polak Haller; shefi i Administratës Amerikane të Ndihmës Herbert Hoover- më vonë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Elisabeth e Bavarisë, Mbretëresha e Belgjikës, e cila i ka ofruara të kohë Polonisë ndihmë mjekësore duke përfshirë mjete sanitare dhe spitale fushimi.

Pas Luftës II Botërore, qeveria komuniste e gjente të pamundur kremtimin e datës origjinale të 15 gushtit dhe domethënien e saj historike, që i bënte jehonë disfatës së Ushtrisë së Kuqe. Konteksti religjioz ishte për të gjithashtu jo komod.

Beteja e Varshavës që u zhvillua në periudhën12-25 gusht 1920, i siguroi kufijtë lindorë të shtetit polak deri më 17 shtator 1939. Diplomati britanik i rangut të lartë, Lordi D’Abernon, e vlerësoi Betejën e Varshavës si një nga betejat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, sepse fitorja e saj ndaloi përhapjen e komunizmit në Evropë – të paktën për disa dekada. Lenini e shihte Poloninë si një urë për të sjellë komunizmin në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, dhe lufta dukej mënyrë e përsosur për të provuar forcën e Ushtrisë së Kuqe. Fjalimet e bolshevikut pohonin se revolucioni duhej të zgjerohej në Evropën Perëndimore me bajonetat e soldatëve rusë dhe se rruga më e shkurtër për në Berlin dhe Paris shkonte përmes Varshavës. Moska supozoi se rënia e kryeqytetit polak jo vetëm që do të dëmtonte moralin e polakëve, por do të ndizte një seri ndërkombëtare të revolucioneve komuniste dhe do të pastronte rrugën që Ushtria e Kuqe të bashkohej me revolucionin gjerman. Propaganda bolshevike para Betejës së Varshavës e kishte përshkruar rënien e kryeqytetit të Polonisë si të menjëhershme, dhe humbja e saj e parashikuar duhej të ishte një sinjal për fillimin e revolucioneve komuniste në shkallë të gjerë në Poloni, Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, të shkatërruara ekonomikisht nga Lufta I Botërore. Ndërsa komandanti i atëhershëm sovjetik Tukhachevsky foli për ushtrinë e tij në korrik 1920:“Përmes kufomës polake do të kemi rrugën drejt zjarrit global. Me bajonetat tona do të sjellim paqe dhe lumturi për masat punonjëse. Le të marshojmë drejt Perëndimit! “. Për shkak të fitores polake, megjithatë, planet e një revolucioni të kuq botëror ranë poshtë. Dështimi ishte një pengesë e madhe për Leninin, i cili synonte që revolucioni të kishte një shtrirje globale.

Ndërsa në verën e vitit 1920 polakët  zmbrapsin invadimin bolshevik dhe me këtë  pengonin shtrirjen e revolucionit të kuq në pjesën qendrore dhe perëndimore të Evropës, shqiptarët me Luftën e Vlorës 1920 dëbonin invaduesit italianë.

Me kthimin e demokracisë, me ngjarjet e vitit 1989 dhe zgjedhjet parlamentare pjesërisht të lira të 4 qershorit 1989, kur opozita komuniste e lëvizjes Solidarnost fitoi në të dyja dhomat e  parlamentit, çka i dha një shtysë rënies së sistemit komunist edhe në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, madje edhe në vetë Bashkimin Sovjetik në vitin 1991,  parlamenti polak, më 30 korrik 1992, miratoi kthimin e 15 gushtit si Ditën e Forcave të Armatosura.

Në ditët e sotme Forcat e Armatosura Polake janë një anëtar i fortë dhe i besueshëm i NATO-s njëherësh dhe një aleat miqësor i Shqipërisë. Procesi i vazhdueshëm i modernizimit, pjesëmarrja në misionet e paqes dhe të stabilizimit në pjesë të ndryshme të botës tregon gatishmërinë e kombit tonë për të ndërtuar një ushtri të fortë, të aftë për t’u përballur me sfidat e kohës. Ne besojmë fort se vitet në vijim Polonia dhe Shqipëria do të jenë në gjendje të gjejnë platforma të reja bashkëpunimi, si dhe t’i bëjnë më të forta marrëdhëniet ushtarake mes Varshavës dhe Tiranës.

Në përfundim, sikundër thoshte babai i rimëvetësimit të Polonisë në vitin 1918, njëherësh kryekomandanti Betejës së Varshavës të vitit 1920, marshall Piłsudski: “Një komb që nuk respekton të kaluarën e tij nuk meriton respektin e së tashmes dhe nuk ka të drejtë të ketë të ardhme”- le të kujtojmë të kaluarën, e përmes së tashmes, të shohim drejt të ardhmes.

 

Next Post
Të moshuarit “u lanë të vdesin”, Spanja nis hetimin penal për 37 azile

Tragjike/ Koronavirus i merr jetën infermieres shqiptare në Pejë

Comments 5

  1. Lili says:
    5 years ago

    Ju falenderoj nga thellesia e zemres,mister Ambassador.Na e ndricuat memorien shekullore te Luftes heroike te popullit polak kunder pushtuesve dhe gjakpiresve te Tij.Lavdi te perjetshme heroizmit masiv popullor polak.Besoj tek vlerat e lirise dhe ndjenja e internacionalizmit Mes popujve.I perjetshem qofte kujtimi i tyre,qe vune rinine e tyre ne themelet e Polonise se re.Faleminderit exselons amasador.Nje Mike e lirise nga Shqiperia e shumevuajtur.Respekt te thelle per Ju.❤

    Reply
  2. Xhevat Salihu says:
    5 years ago

    Nder e rrespekt për popullin e lavdishëm Polak.

    Reply
  3. Lan XHABIJA says:
    5 years ago

    Më në fund, na kthjelluat mendimin për Pan Pilsudskin.
    Shumë variante ekzistonin për këtë legjendë polake, që historiografia e indoktrinuar nga ideologjia e e kuqe, na kishte transmetuar deri më sot.
    Kemi nevojë, për më shumë ndriçim, për historiografinë polake, të xhveshur nga ideologjizmat marksiste-leniniste.
    Faleminderit.

    Reply
  4. Proshi says:
    5 years ago

    Mos harojmë dhe anën tjetër të medaljes në vitet ’43-’44 gjatë luftës të II- të botërore ku Ushtria e Kuqe e çliroi Polonisë nga fashizmi dhe makinerinë më te madhe ushtarake të asaj kohe. Pra historia të shikohet në kompleks, jo të ndritet një faqe e errët e saj dhe të errësohet faqja e ndritur e anës tjetër. Mijëra rusë u vranë për çlirimin e Polonisë .

    Reply
  5. Qeerty says:
    5 years ago

    Qelbesire reaksionare
    Si gjithnje kishat dhe feja bashkepuntore me pocaqite e historise.
    Polonia ashtu si Greqia fqinje jane nga vendet me ultrakonservatore te BE me privilegjet e medha qe ju jane falur, paradoksalisht.

    Reply

Leave a Reply to Qeerty Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

January 31, 2026
Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

January 31, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In