• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e Valentina Leskajt, fiton në Kushtetuese

by A R
07/06/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valentina Leskaj nuk do të ketë ballafaqim kushtetues. Nuk do të ketë asnjë hetim kushtetues  për akuzat e që ka ngritur ndaj saj Partia Demokratike.

Deputetja emblematike e socialistëve dhe nënkryetare e Kuvendit, ka mundur të sigurojë një fitore domethënëse me vendim gjyqësor. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me firmat e tre gjykatësve, Fatos Lulo, Besnik Imeraj dhe Fatmir Hoxha, ka vendosur “…moskalimin e çështjes për shqyrtim  në seancë plenare”.

Ky vendim është marrë që në 17 maj, por po bëhet publik për herë të parë në javanews.al, e cila ka mundur të sigurojë dhe një kopje të vendimit të arsyetuar.

Sipas këtij vendimi, një grup prej 22 deputetësh të PD-së kanë kërkuar mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj me pretendimin se djali i saj, biznesmeni i njohur Arian Leskaj, ka fituar një konrtratë koncesionare në hekurudhën shqiptare, në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë.

Po kështu, është pretenduar se kompania në emër dhe në pronësi të të birit të nënkryetares së Kuvendit, ka përfituar fonde publike dhe nga ministria e bujqësisë.

Kjo histori ka kaluar në një kalvar të gjatë juridik, por më shumë se kaq, në një labirint të gjatë betejash politike me disa raunde. Fillimisht, Këshilli për rregulloren në Kuvendin e Shqipërisë, në 21 nëntor të vitit të kaluar e ka çuar çështjen Leskaj për votimin në seancë, por ky vendim është rrëzuar në votim. Kur u duk se gjithçka mbaroi këtu, në fakt vetëm sa kishte nisur fillimi i një kapitulli tjetër. Për këtë arsye, në 24 shkurt të këtij viti, PD insistoi sërish dhe i rikërkon Kuvendit dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Vetë Leskaj një muaj më pas, depoziton në Kuvend kërkesën për gjykim të çështjes së saj, në një akt të mirëfilltë politik dhe përballje politike.

Por kolegji vërejti në vendimin e tij se gjykata ka juridiksion për rastet e vlerësimit të papajtueshmërisë me mandatin e deputetit në kushtet kur vetë deputeti kryen veprimtari fitimprurëse. Një gjë që sipas kolegjit, nuk ka ndodhur në rastin e zonjës Leskaj.

Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj e refuzoi paraprakisht një koment të sajin për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ajo tha se me gjasë do të fliste të mërkurën ose të enjten në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Pritet që në vijim e njëjta procedurë të ndiqet dhe për deputetin Ragip Suli, që ka një dosje të ngjashme në rrethana ne Gjykatën Kushtetuese.

Në fillim të kësaj jave, të hënën, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj që i hiqte mandatin deputetit tjetër socialist Koço Kokëdhima. Kokëdhima ishte akuzuar nga PD-ja se kishte përfituar në më shumë se një rast fonde publike duke pasur mandatin e deputetit. (java / l.v)

206cc37a-5567-46af-b2f2-e21589541eca

916d405a-bbf7-4e0d-a524-dfb88b130667

Next Post

Greqia, kulaçi dhe kërbaçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In