• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e tepruar në ekrane, në raport me betejën në spitale

by Mero Baze
07/04/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërsa beteja me koronavirusin po hyn në fazën finale në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria duket se po harxhon më shumë energji për të menaxhuar sulmet politike, apo manirat e personazheve televizive, se sa për vet betejën.

Për fat të mire, situata është nën kontroll dhe shoqëria shqiptare po ruan dukshëm disiplinën për të zbutur pasojat e epidemisë, ndërsa nëse monitoron programet televizive (dhe s’ke çfarë bën tjetër në karantinë) shikon se shumica e zyrtarëve të lartë të vendit, që në të vërtetë janë dhe më të angazhuarit në këtë betejë, humbasin orë të tëra të sqarojnë në ekrane, akuza të PD-së, pyetje idiote të moderatorëve televizivë, apo të humbasin kohë në beteja të tjera, në të cilat i tërheqin dhjetra ekrane.

Gjendja e jashtëzakonshme, quhet dhe është e tillë, pasi mendohet që të gjitha energjitë duhet të mobilizohen në përballimin e epidemisë, dhe jo në përballimin e çdo budallallëku që i vjen në mend Lulzim Bashës, Tit Vaslit, apo çdo ligësie që prodhon Sali Berisha.

Qeveria nuk është e detyruar t’i japë llogari kujtdo në këto ditë. Do të ketë kohë dhe mundësi ta bëjë këtë kur të mbarojë beteja. Tani dhe mund t’i injorojë kërkesat për debate televizive, apo nevojën për përgjigje të ligësive të Sali Berishës, apo marrëzirave të tjera. E kundërta do ishte normale, që shtypi apo dhe opozita të bëheshin pjesë utilitare e betejës. Por kjo nuk është detyrim. Kjo është dëshirë dhe vullnet, dhe shumë prej tyre nuk e kanë atë dëshirë.

Ndaj është mirë t’i lësh në mungesën e dëshirës së tyre për të ndihmuar dhe jo t’u shërbesh manirave të tyre, për të bërë si njerëz të interesuar.

Shpik Sali Berisha që mjekët nuk kanë marrë 1000 eurot e premtuara dhe duhet ta sqarosh patjetër atë, ndërkohë që mjekët e Spitalit Infektiv dhe kushdo që është përballur me atë situatë, ka marrë shpërblimin apo përpjestimin e tij, në varësi të ditëve që ka qenë i anagzhuar në atë betejë.

E njëjta gjë dhe për përpjekjen për të kthyer në dramë kombëtare, një tufë emigrantësh që mbërrijnë në kufi duke shkelur ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe torturën e përditëshme që duhet të dëgjojmë, përse nuk bëjmë teste massive, siç thotë Lul Basha dhe një torrollak që e ka caktuar veten “shkencëtar”, por bëjmë  vetëm teste që ndjekim rrethin e pacientit të infektuar.

Kjo tani ka kaluar në tepërim dhe në përsëritje të mërzitshme. Mirë opozita që nuk ka punë dhe do të ndajë pikëpamjet e saj dhe mbi tabelën e shumëzimit, por Qeveria dhe zyrtarët e lartë nuk kanë pse mbeten ekraneve, për të shpjeguar gjithçka. Mjafton një komunikatë zyrtare në ditë për gjendjen e vendit dhe statistikat zyrtare, dhe shtypi le të vazhdojë të bëjë punën e vet.

Se nëse do të bëjmë në fund të epidemisë, statistika se kush e  përballoi këtë situatë, do të na duhet të ndajmë dy kategroi. Ata që e përballuan në ekrane dhe i njohim të gjithë, dhe ata që u përballën vërtet në vijën e parë të frontit, dhe akoma nuk ua dimë emrat.

Lereni zonjën Eni,  Fevziun, Sonilën, Zhejin dhe të tjerët të bëjnë punën e tyre pa ju. Le të thonë çfarë të kenë qejf e çfarë të duan. Në fund, ata numërojnë shikueshmërinë, kurse ju numëroni të vdekurit dhe të shpëtuarit.

Next Post
Epidemiologu Alban Ylli: Koronavirusi nën kontroll, sukses i strategjisë që bëmë për testimet

Epidemiologu Alban Ylli: Koronavirusi nën kontroll, sukses i strategjisë që bëmë për testimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In