• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e madhe për Tiranën! Si mund të ndahet “torta” e 11 Majit nga PS dhe PD

by A R
17/04/2025 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është padyshim beteja më e madhe e 11 Majit. Jo më kot, pasi “luhet” për 37 mandate.

Emisioni “Opinion” kishte të ftuar disa gazetarë e analistë për të bërë një krahasim të rezultateve që nga viti 2013 e si presin ata që të ndahet “torta” e 11 Majit për kryeqytetin.

Rritje demografike në 12 vitet e fundit tregon shumë sa ka ndryshuar kryeqyteti pasi mbi 1 dekadë më parë kishte vetëm 32 mandate.

Përgjatë këtyre viteve është shtuar me 5 mandate që i ka marrë nga qarqet e tjera duke shkuar në total në 37 mandate.

Për kontekst, partitë ose koalicionet [në rastin e Partisë Demokratike] hyjnë në këto zgjedhje me listat e mbyllura dhe listat e hapura. Në këto zgjedhje për Tiranën, 12 mandate llogariten nga lista e mbyllur dhe pjesa tjetër nga lista e hapur.

Por për çfarë luftojnë partitë kryesore në këto votime?

Sipas analistit Artan Hoxha, Partia Socialiste do të qëndrojë në kuotën e votave që ka marrë përgjatë viteve të kaluara duke fituar këtë vit 18 ose 19 mandate.

“Gjasat janë që në 2025-ën probabiliteti më i mundshëm i ngjarjes është që të ketë përsëri 18 ose 19 [mandate]. Pastaj se çfarë ndodh politikisht, që mund ta rrisë ose pakësojë, këto janë pastaj ngjarjet që lidhen me këto zgjedhje”, tha Hoxha.

Sa i përket Partisë Demokratike, ai tha se hyn me avantazhe dhe disavantazhe politike, duke përmendur “betejën” 4-vjeçare brenda partisë. Sipas tij, selia blu bashkë me aleatët mund të ndahen me 15 mandate nga kryeqyteti.

“PD në raport me 2021-shin ka avantazhe dhe disavantazhe politike. Kemi parasysh që nga 2021-shi në 2025-ën, PD-ja vjen pas një 4-vjeçari masakrues për të. Nuk mund të them dot parashikim, por them që 15 do ruhet. PD mendoj lufton për 15 [mandate]”, tha Hoxha.

Ndryshe mendon gazetari Anri Sala sa i përket opozitës. Sipas tij, PD rrezikon, duke bërë krahasimin edhe me zgjedhjet e tjera.

“Mund të marrë Jorida Tabaku 40 mijë vota, por nëse nuk plotësohet lista e 30%, Jorida Tabaku nuk del deputete. Mund të qëndrojë në 12-çe, por nëse nuk e kalon 30 përqindëshin Jorida Tabaku edhe pse ka 40 mijë vota nuk hyn. Këtu e shoh PD-në më të rrezikuar. Unë besoj sipas sondazheve PD minimalisht luhatet mes 12-13 mandateve në Tiranë”, tha ai.

Sa i përket shumicës socialiste, sipas gazetarit, synimi është minimalisht 19 mandate.

“Unë besoj minimalisht 19 mandate”, tha ai.

Për gazetaren Marsela Karapanço, PD-ja në kryeqytet mund të luhatet mes 13 deri në 14 mandate. Sipas saj, për listën e hapur deputetët e selisë blu do të luftojnë maksimalisht për 2 karrige në parlament.

“Partia Demokratike për Tiranën do shkoja mes 13 dhe 14 mandateve, duke bërë një betejë mes kandidatëve në listën e hapur për 1 ose 2 mandateve”, tha ajo.

Sa i përket socialistëve, Karapanço tha se shtesa e mandatit të marrë nga Korça do të shkojë për PS-në.

“Mendoj që shtesa shkon për PS-në, 19 ose 20 mandate. Mbeten diku te 4 ose 5 mandate të lira pastaj që shkojnë për partitë e reja”, u shpreh ajo.

Ndërsa analisti Mark Mark argumentoi se dy partitë më të mëdha në vend hyjnë me disavantazhe të mëdha në garë. Mirëpo kur vjen puna te listat, sipas tij, PS-ja e ka bërë më pragmatiste.

“PS ka bërë një listë më pragmatiste në taktikën elektorale, ka futur figura të pranueshme në listën e sigurtë, nga ana tjetër ka hedhur figurat që kanë ndikim në elektorat dhe ata do luftojnë. Ata kanë jo vetëm 1 prapavijë elektorale, por edhe një përvojë”, tha ai.

Sa i përket opozitës, mendon se LSI-ja është më e dobët se 4 vite më parë. Sipas Markut, zgjedhjet në Tiranë mund të ndahen në këtë mënyrë:

“Unë mendoj që PD-ja është te 14-15 mandate në rastin më të mirë dhe PS-ja është te 18-19”, u shpreh ai.

Next Post
Tentativa e dytë, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot, pritet konstituimi i legjislaturës së re

Tentativa e dytë, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot, pritet konstituimi i legjislaturës së re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In