• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e Elisës: Platforma reale, jashtë rreshtave të mocionit

by Ylli Pata
16/07/2026 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Platforma e bërë publikę nga Elisa Spiropali për atë që ajo e quan një Marrëveshje të Re, është qartësisht nisja e një beteje, ku në fakt ajo nuk hyn keq.

Pasi, edhe pse Edi Rama i tha muaj më parë që po fole për herë të tretë do të largohesh, ish-ministres së Jashtme nuk ka ndodhur gjë, edhe pse jo vetëm ka folur por është shprehur si një nga përkrahëset e protestave që nisën në Tiranë për çështjen e Zvërnecit.

Madje, Edi Rama, kur Spiropali shkroi në rrjetet e saj se duhet një marrëveshje të re, tha se po e presim draftin e asaj të „bekuar”marrëveshje.

Përtej dozës së ironisë së Edi Ramës, ajo deklaratë ishte edhe një sfidë e hapur drejtuar Elisës, që: urdhëro hidhu bëje betejën tënde. Spiropali, paralajmëroi se do ta sillte plarformën, për të cilën nuk se priti pak.

E ja ku jemi sot, kur ish-kreu i Kuvendit dhe shefja e diplomacisë ka publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale një tekst të gjatë të asaj që kërkon si ndryshim apo marrëveshje të re.

Megjithatë, teksti i Elisës, edhe pse është 2440 fjalë, ai shumë mirë mund të përmblidhej në 350-400 fjalë. Pasi ai është një shpallje parimesh të përgjithshme, të cilat më shumë se ato çfarë shkruhen, ndjellin, sjellin, apo nënkuptojnë gjëra të cilat nuk i sheh në tekst. Kjo, jo thjesht nga dëshira për scoop, apo mendime që vijnë nga klishetë apo realitetet politike brenda mazhorancës, por edhe sepse vetë Spiropali, këtë duket ka synuar.

Nëse do të nisë diskutimi në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, normalisht, një oponent i platformës së saj, krejt normalisht mund të thoshte: Partia Socialiste nuk e ka injoruar protestën që në ditën e parë të saj, përkundrazi ka bërë të ditur se do të sjellë reflektimin e saj pasi të qetësohen ujrat, duke mos pranuar ultimatumet e asaj pjese që kanë marrë peng protestën. Mund të thotë gjithashtu se Partia Socialiste nuk ka qëndruar e ngurtë me marrëveshjen e 2008-s. Përkundrazi ndryshimi i Kushtetutës në 2016-n është një fakt për këtë, hapja e listave të kandidatëve për deputetë, votimi i diasporës, ngritja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territorial, tregon pikërisht vullnetin politik për ta modernizuar vendin e jo për të ruajtur statusquonë.

Mund të thojë gjithashtu se Meritokracia ka qenë rezultate e zgjedhjeve që ka bërë PS-ja në ekipet e saj, duke u nizur edhe nga autorja e këtij mocioni, që ka gëzuar postet më të larta të shtetit shqiptar, si atë të numrit dy të Republikës dhe ministres për Europën dhe Punët e Jashtme,

Mund të shtonte më tej se ne dialogun me vendin, shoqërinë, partinë, apo edhe grupet e interesit, ne e kryejmë vazhdimisht nëpërmjet proceseve që janë publike.

Në lidhje me atë që shtron Spiropali në mënyrë të përgjithshme se duhet konkurrencë në PS, mund të përgjigjet se procesi i zgjedhjeve është permanent në PS me konkurrencë, ndërkohë për atë që thotë marrëveshje me qytetarët, mund të përmendë zgjedhjet e 11 majit 2025, e për të ardhur me radhë te të gjitha objeksionet-ashtu në përgjithësi tek SPAK që duhet lënë i lirë, pa u penguar, gjithashtu- ashtu në përgjithësi, e me radhë e me radhë.

Pasi mocioni si një format politik, një është një ese idesh, por është një paketim çështjesh në mënyrë specifike në kohë dhe hapësirë, formë dhe përmbajtje, bashkë me ngjarjet e përmendura, me detaje.

Mocioni paraqet një road map, një plan pune të detajuar për çështje të caktuara, ku jep edhe propozimet përkatëse.

Në mazhorancën e sotme, ka hapësirë, por edhe pritshmëri publike që të debatohet, madje edhe për tema të ashtuquajtura tabu, që nga idetë e reformës, deri tek çështjet e politikanëve të përballur me akuzat penale, e me radhë deri edhe tek lidershipi i ardhshëm, po në radhë të parë për kandidatët për kryebashkiakë të shqipërisë në zgjedhjet e 2027-s.

Është e qartë se ka një qasje nga Edi Rama, sa erdhi në krye të PS-së, që debate të mos jetë një rikthim në KPD-rat e viteve 2000, apo siç e quan ai telenovelë. Por askush nuk i heq të drejtën gjithkujt që ta diskutojë publikisht çfarëdo çështje që i9 shqetëson. Njerëzit që sot kanë dalë publikisht si kundërshtarë të lidershipit aktual, ku mbizotërojnë ish-ministra e ish-pushtetarë të kohës së Nanos, Metës e Majkos, janë shumë të qartë. Duan një lidership të ri të Partisë Socialiste. Një fakt aspak i ri, se në thelb atë kanë dashur gjithmonë, si pasojë shumë prej tyre janë bërë qoftë votues, qoftë politikanë edhe të partive kundërshtare me PS-në.

Mocion, së paku deri tani, në mënyrën si është hartuar e shtruar, më i qartë në historinë e politikës shqiptare është ai i mocionistëve të Partisë Demokratike në 1992, ku 6 deputetë të saj, kërkonin me pika çfarë dhe kur duhet të ndryshohet. i përjashtuan nga PD, por askush nuk i ndaloi të mos vijonin jetën politike, madje disa duke u rikthyer sërish në parti duke lidhur pakt të ri me “djallin” Berisha që aq shumë e kishin anatemuar.

TemA

Next Post
Berisha e shpalli zërin e Diasporës, por nënkryetarja e PD mori vetëm 93 vota nga emigrantët

Berisha e shpalli zërin e Diasporës, por nënkryetarja e PD mori vetëm 93 vota nga emigrantët

Comments 2

  1. Jozef says:
    2 months ago

    Spiropali qysh në fillim, duhej të thoshte BURIMIN dhe FRYMËZIMIN e kësajë “Mareveshje të re” për Shqipërinë.
    Ajo duhej të thoshte KOKAT NË HIJE, të kësajë marreveshjeje.
    Duhej të thoshte që Koka është Albin Kurti.
    Duhej të thoshte që koka është edhe Ditmir Bushati.
    Duhej të thoshte që koka është edhe Andi Mehdi Bushati.
    Duhej të thoshte që koka është edhe Irfan Hysenbelliu me Gjergj Erebarën.
    Pa thënë këto, kjo marreveshje nuk është e pranueshme, mbasi prapathëniet në thelb, janë gjithëçka që po kolliten me sekrecione, gjithë lukunia e tufës së emisionit “PIRDH SE LIROHESH” të Bashkim Hoxhës që vetëm ka nderruar orarin nga mëngjesi e kanë kaluar në darkë.
    Elisë po të përdorin gjithë ISH-ISHAT, siç edhe ti je një ISH.

    Reply
  2. Leka says:
    2 months ago

    Megjithate demokracia shqiptare eshte larg asaj eutopiane.Si PS dhe PD nuk jane parti politike demokratike por unifikohen me njeshin si Rama dhe Berisha. Demokratizimi i partive politike do shelle dhe ndryshime ne politiken e shtetit shqiptar.Nje nga format qe do rrisi demojracine dhe do i japifuqi sovranit jane referendumwt pioullire mbi ceshtje te medha sociale dhe politike .Shqiperia i ka nevoje emergjente keto ndryshime sidomos ligji per zgjedhjet me 100 deputet ne lista te hapura.Kush eshte i zoti te fitoje atehere dhe protestuesit e oare do jene me te kenaqur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com