• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja deri në sekondën e fundit, skenarët që shpallin Partizanin kampion

by A R
14/05/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani ka fituar “in extremis” në Korçë, duke tronditur themelesh kuqebardhët e Mirel Josës. Pas dy shtyllave me një goditje të vetme, në fillimin e pjesës së dytë, u duk se fati i kishte braktisur 15 herë kampionët e vendit. Mirëpo, ky faktor jo pak i rëndësishëm në lojën e futbollit nuk mund t’i thoshte pambarimisht “jo” Emiliano Vilës. Ky i fundit, në minutën e fundit të kohës së rregullt, përmes një roveshiate të bukur, pak a shumë si ajo e Salihit në “Qemal Stafa”, u dha të kuqve 3 pikë, që e kanë bërë më antagoniste se kurrë betejën për titull.

Dy pikë larg vendit të parë është skuadra e Agostinelit, që ka festuar si i çmendur nga ana e tifozëve kryeqytetas, por ka mbetur edhe një ndeshje pa luajtur. Juglindorët duhet të udhëtojnë drejt Vlorës, të mërkurën e ardhshme, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendës, që ka nevojë jetike për pikë mbijetese. Partizani nuk e ka të lehtë, po ashtu, por luan në shtëpi. Në “Qemal Stafa”, të kuqtë do të kenë përballë Teutën, e cila lufton për vendin e tretë dhe shkuarjen në Kupat e Europës. Por, që të shkojmë deri në javën e fundit, duhen pritur përfundimet e ndeshjeve të sotme, në kuadrin e javës së parafundit të kampionatit.

Si do të dalë Flamurtari në Ballsh? Kjo është pyetja, që ngërthen edhe enigmën e titullit, veç mbijetesës. Nëse Bylis mundet sot, zgjidhet përfundimisht edhe skuadra e dytë që zbret një kategori më poshtë, pas Tërbunit. Nëse fitojnë mallakastriotët, atëherë Flamurtarit i duhet “jetë a vdekje” fitorja në javën e fundit. Kjo do të linte pa titull Skënderbeun, në rast të suksesit të “demave” ndaj durrsakëve. Fitorja e Partizanit me Teutën do të bëhej e pavlefshme vetëm në rast të fitores së Skënderbeut në Vlorë, shkruan Telesport. Barazimi dhe humbja e kuqebardhëve nuk vlen. Barazimi i Skënderbeut do t’i nxirrte të dyja skuadrat kryesuese me pikë të barabarta, por kampion shpallet Partizani, pasi ka ecuri më të mirë në përplasjet direkte (ka fituar dy, ka barazuar një dhe ka humbur një sfidë)./a.m.

Next Post

15 veprimet që shërojnë çdo zemër të thyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In