• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndregjoni: Nuk bëra vetëm unë thirrje për të shkulur bunkierin/ Pse nuk janë proceduar ata të PD?

by A R
10/12/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni thotë se thirrjen për të shkatërruar bunkerin tek Ministria e Brendshme e bënë edhe deputetë të Partisë Demokratike. “Edhe deputetët bënë thirrje për bunkerin”, -u shpreh ai.

I ftuar në studion e Report TV, Ndregjoni, i cili është nën akuzën e policisë për thirrje që nxisin dhunën, thotë se bunkerin nuk e dogjën ish-të përdjekurit, por populli dhe se Rama sipas tij, duhet të kërkojë falje për ndërtimin e këtij bunkeri.

Pas fjalës përmbyllëse të liderit të opozitës Lulzim Basha në podiumin pranë kryeministrisë në protestën e 8 dhjetorit, thirrja e Besim Ndregjonit ishte e fundit që u dëgjua: Të shkojmë të djegim bunkerin e Edi Ramës.

Kryedemokrati Basha dhe lideri historik i së djathtës Sali Berisha u panë në mesin e turmës të zhvendosur nga kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, duke ndjekur qetësisht për disa çaste shkatërrimin e bunkerit nga protestuesit. Ndërkohë në një konferencë për mediat një ditë pas protestës, Basha i shprehu mirënjohje “heronjve që e kallën në flakë simbolin e diktaturës”.

Pjese nga biseda ne studio
Ndregjoni: Ish-të përndjekurit politikë kanë një vit rresht që bëjnë thirrje që bunkeri të shkulet. Ka 25 vjet që të përndjekurit luftojnë për të mos u rikthyer simbolet e diktaturës. Zoti Basha dhe zoti Berisha ishin organizues të protestës, unë isha i ftuar në atë protestë.  Çdo protestë ka skenarin e vet, skenarin e protestës, pastaj se si e përdor politika skenarin është tjetër gjë. Oficeri më tha jeni i akuzuar se keni bërë thirrje për dhunë. Më fal i thash: hapi kërkesat që të kam sjellë në komisariat, kam thënë: Sot do të protestojmë të shkulim bunkerin, simbolin e diktaturës.

Gazetari: Ishte edhe para ministrisë deklarata për të protestuar?

Ndregjoni: Po si nuk ishte, edhe deputetët bënë thirrje për bunkerin
Shikoni kronikat, të gjithë ata që mbajtën fjalë, ishin kundër simboleve të diktaturës, kundër dekorimeve të krimineleve. Pra nuk ishte kjo një thirrje që u përdor për të dhunuar. Do të ishte thirrje për dhunë nëse protestuesit veç bunkerit do t’i kishin vënë flakën makinave, institucioneve, se jemi mësuar t’i shohim këto 25 vjet. Por jo protestuesit ishin shumë në rregull, ai bunker duhet hequr.

Kryeministri Edi Rama duhet ta dënojë vendosjen e bunkerit dhe t’i kërkojë falje ish-të përndjekurve. PD nuk është për rikthimin e simboleve të komunizmit, nëse nuk është kundër, unë nuk shkoj fare në miting. Djegia ishte një revoltë kombëtare. Bunkerin nuk e dogjëm ne, e dogji populli. Shqiptarja.com

Next Post

BSH, analizë për borxhin: Aftësia paguese afatgjatë është përkeqësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

December 27, 2025
Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

December 27, 2025
Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

December 27, 2025
Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

December 27, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një vëmendje e re dhe afatgjatë e SHBA për rajonin

December 27, 2025
Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

December 27, 2025
Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

December 27, 2025
Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com