• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

by E S
27/12/2025 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse si destinacion për turistët e huaj, një tjetër tendencë shikohet tek një pjesë e shqiptarëve që preferojnë të festojnë festat jashtë Shqipërisë. Eksperti Arbër Ndreu flet për destinacionet më të kërkuara.

“Në muajit dhjetor dhe janar, janë Vjena, Praga dhe destinacione të Italisë, ndërsa në destinacionet me autobus kryesisht janë vendet si gjithmonë rreth rajonit tonë siç është Greqia dhe Turqia.”

Ndreu ndalet edhe te kërkesa për destinacionet shqiptare ashtu edhe trendet e reja.

“Përgjithësisht pjesa më madhe e shqiptarëve zgjedhin rajonin tonë për shkak se kemi edhe vende që ofrojnë këto destinacione me borë që është Mali i Zi, kryesisht për destinacionet tona Korça, Voskopoja, Dardha, Thethi, Valbona që mbeten gjithmonë destinacionet më të frekuentuara nga shqiptarët. Ndërsa përjashtë shpesh herë tani ka filluar është futur më tepër disa destinacione në Austri siç është Halltati, dhe Tyroli. Janë destinacione të reja për ne.”

Kërkesa për udhëtim me guida ka ardhur në rritje.

“Por unë i sugjeroj pjesën më të madhe të njerëzve të vijnë me guida për shkak sepse guida mund t’i informojmë mbi çdo gjë, qoftë tek pjesa e atraksioneve ku duhet të shkojnë, qoftë tek pjesa e kohës që ato arrijnë t’ia menaxhojnë pjesën e kohës çdo personi.”

Bujtinat janë kthyer në struktura të preferuara për shqiptarët.

“Tani për shkak të hapjes së madhe të bujtinave edhe një reklamim shumë të madh që ka kryesisht bujtinave në vendet malore që frekuentohen këto kohët sidomos për festat, Korça mbetet, Thethi dhe Valboni janë destinacionet më të frekuentuara sot për sot. Pastaj i shtohet kësaj harte dhe vende të tjera kryesisht bujtina të cilat janë në vendet më të vogla kanë filluar të hapen për shembull në qytetin e Gramshit disa vende të vogla që më përpara nuk kishte atë interesin e madh. Kemi në Bulqizë, kemi në Ersekë, disa vende të vogla them që po investojnë në pjesën e bujtinave edhe unë jua sugjeroj që të filloni edhe të shkoni sepse janë vende shumë të bukura pavarësisht marketimit që ato kanë.”

Buxheti i një udhëtari: 1200-1600 euro në vit për 3-4 udhëtime

Për një udhëtar të rregullt, buxheti vjetor për udhëtime të organizuara jashtë vendit shkon rreth 1200 deri 1mijë e 600 euro për person, duke përfshirë 3-4 udhëtime në vit me kosto mesatare 300-400 euro për një paketë bazë prej 3-4 ditësh që përfshin hotel, mëngjes, transport dhe shërbimin e udhërrëfyesit.

“Por pjesa më e madhe e tarifave që janë kryesisht nga 300 deri në 400€ ky mbetet gjithmonë ai ajo paketa bazë që shpenzohet për udhëtime. Shpeshherë ata udhëtojnë diku te tre herë apo katër herë në vit pjesa më e madhe e tyre kryesisht ndoshta dy herë në periudhën e dimrit dhe dy herë gjatë verës. 300-400€ për person në një udhëtim po por që përfshihet po janë tre netë katër ditë edhe hotelet janë me mëngjes që përfshihet dhe pjesa e guidës edhe transporti i cili të bën të mundur të shkosh gjitha pikat kryesore të një qyteti.“

Trendi kryesor për 2026 për udhëtimet jashtë është diversifikimi drejt destinacioneve me klimë të butë, si Barcelona, përveç vendeve tradicionale dimërore.

Next Post
Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

June 10, 2026
“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

June 10, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

June 10, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

“Berisha në burg!” dhe Berisha që kërkon të rrëmbejë protestën

June 10, 2026
“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

June 10, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

June 10, 2026
Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

June 10, 2026
“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

June 10, 2026
“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

June 10, 2026
Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In