• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Besëpreri” dhe Berisha…

by Artur Ajazi
03/10/2021 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lufta politike për gllabërimin e partisë,po nxjerr në sipërfaqe betejën e skandaleve  mes klaneve të Berishës dhe Bashës. Ndoshta kjo është faza e parë e një beteje e cila nuk ka as principe dhe as rregulla “loje”. E ndërsa Berisha po përpiqet të “ndezë” gjoja atmosferën si dikur, duke hipur majë makinës dhe duke dashur të elektrozojë ata që akoma i puthin dorën, tek rrethi i ngushtë i Bashës po dalin tek-tuk  elementë si Salianji apo Duma, që po i kujtojnë deputetëve të vetëlarguar nga grupi “ofiqet, nderet dhe paratë” që përfituan deri dje nga partia.

Debatet dhe “kujtimet” do të zgjohen edhe më shumë me kalimin e ditëve. Pothuajse në çdo takim me demokratët e tij, Sali Berisha po nxjerr “vrerin” e 8 viteve për Lulin, po e akuzon si “të blerë dhe të shitur, si pengkryetar, si njeri të pabesë”, dhe ka mbetur ende pa i kujtuar se “është edhe i korruptuar”. Brënda asaj partie tashmë nuk ka qetësi. Dosjet dhe qitapët do të hapen nga 2005-2013 dhe në vazhdim. Berisha në betejën e tij,nuk ka gjasa të ndalet në akuzat e drejtpërdrejta ndaj “birit” të tij politik Basha.

Kjo jo për faktin sepse e ka përzënë në mënyrën më flagrante nga grupi parlamentar, por edhe sepse (sipas Berishës) “ai e ka ngrënë pas shpine”. Në gjithë fjalimet e tij të gjata me mbështetësit e tij, ish-kryeministri i përjashtuar nga Basha, i mëshon faktit se “pengkryetari është i pabesë”. Kjo puna e besës në Partinë Demokratike, ha diskutim dhe debat në çdo kohë në fakt, po të kemi parasysh kohën nga Azem Hajdari, dhe me rradhë gjithë ata emra burrash dhe grash ish-kontributorë të asaj partie, që u flakën si lecka sikur të mos kishin qenë kurrë atje. Por nejse, Berisha “besën” e ka të shenjtë, kështu thotë tani. Mes Berishës dhe Bashës, natyrisht duhet të ketë patur një marrëveshje “bese” mes tyre, derisa i pari e ka mbështetur të dytin edhe kur bënte skandale , apo edhe kur ka humbur 5 palë zgjedhje pa asnjë fitore.

Petët “lakrorit” në atë parti dolën pas vendimit të Lulzim Bashës.Berisha hoqi “maskën”, flaku tej dorashkën e “avokatit” ndaj Lulit dhe i hipi kalit të betejës, edhe pse në moshë të thyer. Natyrisht  ç’ka ka thënë deri sot për kryetarin e partisë  mund të merren me rezerva, aq më tepër kur këto i deklaron vetëm Berisha.Por “afrimi” i Mondit, Mulit, apo edhe i ndonjë ish-deputeti  të pakënaqur nga Basha, dhe reagimet e besnikëve të kryetarit, ka gjasa të ndezin betejën e skandaleve. Ata tashmë po i kujtojnë “të vjetërve” postet, ofiqet, paratë, pronat që fituan me Partinë Demokratike, por harrojnë se edhe Lulzimi ka qenë pjesë e tyre dikur. Sali Berisha po tenton të krijojë në atë parti, “axhendën e Nanos dikur”, kur ai nisi të bëjë “katharsis” në Partinë Socialiste, por me ndryshimin e madh se beteja e tij po bëhet larg strukturave të Partisë Demokratike, duke minimizuar efektet e saj. Duke e kthyer në betejë personale mes tij dhe kryetarit të partisë, Sali Berisha nuk e ka kuptuar akoma se Lulzimi nuk është më ai “kopisti” dikurshëm, të cilin mund ta përdorje si ogiç sa herë të doje.

Next Post
“Po ndaj me ju panoramën në sytë e mi”, Ilir Beqaj mesazh qytetarëve: Ne duam besimin tuaj, pastaj votën tuaj!

Ekskluzive/ Beqaj: Pse kjo rritje e lartë ekonomike gjatë vitit 2021?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com