Deputeti i PD-së, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin e vendit, Edi Rama, gjatë seancës së sotme parlamentare. Ndërkohë, ky gjest ka shkaktuar reagime të shumta në klasën politike, por jo vetëm. Videoja kur deputeti qëllon Ramën me vezë u bë virale në rrjet.
Një nga këta të fundit është edhe këngëtarja, Besa Kokëdhima, njëkohësisht edhe vajza e politikanit, Koço Kokëdhima. Besa ka komentuar në postimin e Oltit dhe e dënon veprimin e deputetit të PD-së.
“Ky gjest nuk i shkon një deputeti, aq më pak nga ata deputetë që janë në parlamentin tonë. Ky individ nuk ka tagrin e kredencialet morale të bëjë një veprim të atillë. Nuk pastrohen figurat duke bërë “heroin” e pathirrur e padëshiruar. Rama është kryeministër dhe populli mund të reagojë ndaj tij, jo këta deputetë që kanë mbetur në parlament, të cilët gëzojnë alergjinë totale të popullit!”,- shkruan Besa. Pas këtij komenti të Besës, shumë komente të tjera i janë drejtuar këngëtares. Disa e përkrahin mendimin e saj dhe të tjerë e gjykojnë. /a.meta