• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bërzhitë, Veliaj: Ndërtojmë shkollë të re dhe transport publik

by Java News
12/06/2015 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkollë e re 9-vjeçare dhe mbulim i plotë me transport publik, ishin dy nga premtimet e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e Bërzhitës, e cila pas 21 qershorit do të jetë pjesë e bashkisë së kryeqytetit. Në prezantimin e programit të tij për këtë zonë, Veliaj deklaroi se e votuar numrin 6 në datën 21 qershor, qytetarët e Tiranës do të votojnë për një kryetar bashkie që shkon në punë dhe i rri punës te koka.

“Ashtu siç bëmë në Krrabë apo në Baldushk, dua t’ju propozoj një kontratë me 8 pika konkrete se çfarë do të bëjë koalicioni ynë në krye të Bashkisë së Tiranës për komunën  e Bërzhitës. Gjëja e parë, do ta mbulojmë Bërzhitën me transport publik sepse sot është e pafalshme që dikush që banon në Bërzhitë duhet të paguajë një faturë të kripur për të zbritur deri në Tiranë. Do të kemi një linjë transporti për Bërzhitën, ku çdo qytetar i Tiranës, nuk ka rëndësi nëse jeton në Krrabë, në Bërzhitë, në Baldushk, Petrelë apo në Farkë, apo në çdo lagje të re të Tiranës, do të trajtohet njësoj me respekt, nga i njëjti shërbim me standarde” deklaroi Veliaj.

Ai premtoi se pas 21 qershorit, bashkia do të përfundojë ujësjellësin në Ibën e Sipërme, te Kafja e Xhafës dhe në Dobresh. “Është viti 2015 dhe lagje të tëra të Tiranës janë pa ujë. Çfarë bëri kryetari i komunës, përveçse vodhi për vete? Pse nuk i solli ujë Bërzhitës? Tirana pa ujë, Bërzhita pa ujë! Ata në drejtim të paditur, ne në drejtimin e duhur për t’i sjellë ujë Tiranës dhe Bërzhitës”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai shtoi se do të kryejë investime në infrastrukturën e zonës. “Me votën e 21 qershorit ne do të përfundojmë rrugën Pashkashesh-Kllojkë, që këto dy fshatra të mos kenë më problem lidhje me komunikimin”, tha kandidati Veliaj.

Gjithashtu, ai premtoi ndërtimin e një shkolle të re 9-vjeçare, duke qenë se zona ka probleme me mbipopullimin e klasave, njësoj si në Tiranë.  Sipas tij, kjo është arsyeja pse me votën e 21 qershorit edhe banorët e Bërzhitës do të votojnë drejtimin e duhur për të ndërtuar shkollën e re.

Next Post

ÇLIRIMI / 16 vjet më parë NATO hynte në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In