• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BERZH jep 100 mln euro për turizmin, Rama: Kemi besim te strategjia jonë

by Java News
04/05/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kontributin me 100 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për turizmin në Shqipëri dhe BE, një shprehje të besimit e vlerësimit tek strategjia e përzgjedhur prej qeverisë shqiptare përmes rilindjes urbane.

Në prezantimin e projektit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe BERZH me 100 milion euro në mbështetje të programit transformues të turizmit në Shqipëri, kreu i qeverisa tha se këto dy forca kanë një kontribut të madhe për vendin tonë.

“Nuk ka diskutim që Shqipëria s’do ishte i njëjti vend pa mbështetjen e BE dhe BERZH gjatë më shumë se 25 viteve të fundit.

Janë me dhjetëra e dhjetëra projektet që janë mundësuar në vendin tonë falë mbështetjes financiare të BERZH ashtu sikundër është më se e vërtetë që edhe projekti që lançojmë sot si një projekt i përbashkët mes BE-së dhe BERZH përbën jo vetëm shifër 100 mln euro por mbi të gjitha në përmbajtjen e vet një arsye më shumë për të vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tonë të këtyre dy forcave.

Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane dhe asaj urbane”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se është një projekt i cili para se t’i jepnim formë programit kombëtar të rilindjes urbane, do të ishte i pamundur sepse baza e argumentave që është krijuar falë suksesit të programit të rilindjes urbane nuk do të ishte aty.

“Çka po diskutonim me presidentin e BERZH-it pak më parë ishte pikërisht se çfarë përpjekjesh transformues kanë sjellë ndërhyrjet e integruara që kanë ndryshuar këndvështrimin e komunitetin e tyre në raport me vendbanimin e tyre dhe vetveten.

Nuk bëhet një fjalë për një fond që do shkojë për një komponent por do shkojë për programe të integruara dhe do t’i bashkëngjitet një harte ndërveprimesh të përcaktuara dhe do t’i bashkëngjiten dhe fonde të tjera qoftë nga buxheti i shtetit qoftë nga BB apo që në hapat në vijim pritet të vihen në dispozicion edhe nga Banka Gjermane”, theksoi kreu i qeverisë.

Ai tha se Shqipëria ka dyfishuar numrin e turistëve në 5 vjet dhe se ky numër është rritur edhe në raport me një vit më parë.

“Në fjalën e sotme ministri superoptimist i turizmit dhe mjedisit, që është që ne në 5 vjet kemi arritur të dyfishojmë numrin e turistëve. Kur them ne, Shqipëria ka arritur ta dyfishojë, ne kemi pasur një rol jo të vogël në këtë rritje.

Duke parë sot shifrat e prillit në krahasim me një vit më parë, kemi përsëri një rritje. Duke krahasuar dhe 4 muajt e këtij viti me 4 muajt e parë të vitit të kaluar kemi përsëri një rritje. Sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”, tha Rama.

***

Soreca: BE dhe BERZH krenarë që investojnë në turizmin shqiptar

Është prezantuar  projekti i turizmit BE – BERZH, që do të ketë në fokus investimet në turizmin shqiptar. Projekti parasheh një investim prej 100 milionë eurosh për të zhvilluar turizmin në vendin tonë.

Ambasadori i BE Luigi Soreca në fjalën e tij deklaroi se projekti i përbashkët BE – BERZH do të zbatohet kryesisht në nivel vendor. Soreca shtoi se industria e turizmit fuqizon Shqipërinë dhe imazhin e saj.

“BE dhe BERZH janë krenarë që në bashkëpunim me njëri –tjetrin investojnë 100 milionë euro në Shqipëri. Programi do të zbatohet kryesisht në nivel vendor. Industria e turizmit fuqizon Shqipërinë dhe imazhin e saj. Turizmi është një prioritet kyç për Shqipërinë, për të përmirësuar imazhin e vendit, për të rritur ekonominë dhe mirëqenien”, tha Soreca.

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca vlerësoi se Shqipëria ka vende të mrekullueshme dhe potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi. Ai shtoi se zhvillimi i turizmit do të bëhet kryesisht në 4 rajone të rëndësishme në vend.

Ndërsa, drejtori i BERZH-it Suma Chakrabarti tha se projekti ndihmon në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe atyre mikro. Chakrabarti vlerësoi se do t’i jepet prioritet zhvillimit të bregdetit, por jo vetëm.

Ai tha se në fokus do të jenë edhe restaurimet e monumenteve të ndryshme me vlerë historike e kulturore.

Next Post
Sokol Kraja: Rreziku që na vjen nga ushqimi dhe ç’duhet të bëjmë që të mbrohemi

Sokol Kraja: Rreziku që na vjen nga ushqimi dhe ç’duhet të bëjmë që të mbrohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Veliaj shpërthen në gjykatë: Më rrëmbyen nga detyra, Ols Dado nuk është prokuror!

July 24, 2026
Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

July 24, 2026
Nga shpresa për paqe te “parfumi i Anchorage”: Rusia humb besimin te Trump

Nga shpresa për paqe te “parfumi i Anchorage”: Rusia humb besimin te Trump

July 24, 2026
Vetëm të iki ky…

TABELA E ÇMIMEVE / Krahasuar me 2013…

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

July 24, 2026
Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

July 24, 2026
Vrasja në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

Vrasja në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

July 24, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

July 24, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In