• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Kraja: Rreziku që na vjen nga ushqimi dhe ç’duhet të bëjmë që të mbrohemi

by A R
04/05/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siguria ushqimore dhe abuzimet nga një grup importuesish e fermerësh të papërgjegjshëm ka qenë temë e diskutimit në emisionin “Java në RTSH” mes Kryetarit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Sokol Kraja dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Kraja solli shifrat zyrtare të OBSH teksa shtoi se një në 10 sëmundje vijnë nga ushqimi.

“25% e prodhimeve bujqësore janë me myk në të gjithë botën. Rreth 420 mijë persona në vit vdesin si pasojë e kontaminimit. Ne jemi të vetëdijshëm që në Shqipëri, siguria ushqimore ka të njëjtën rëndësi për shoqërinë sikurse arsimi, drejtësia etj. Por për të arritur maksimumin e sigurisë ushqimore duhet një kontribut i përbashkët nga qytetarët, prodhuesit dhe shteti” – tha Sokol Kraja.

Sipas tij, problemi më i madh mbetet përdorimi i pesticideve. Kraja shtoi se pavarësisht se marka “Made in Albania” është në supermarketet më prestigjioze të Europës, sërish një grup i vogël fermerësh nuk arrijnë t’i plotësojnë standardet.

“Shteti i vetëm nuk mund të kontrollojë çdo kantinë, çdo dyqan apo restorant. Por kur evidentohet një rast, ai duhet bërë shembull që të mësojnë të tjerët” – tha Kraja në studion e emisionit ‘Java në RTSH’.

Ai tha se në farmacitë bujqësore në vend tregtohen në mënyrë të pakontrolluar pesticide apo hormone që përdorën gjithashtu në mënyrë të pakontrolluar.

“Fermerët tanë nuk janë të informuar. Madje pesticidet dhe hormonet që tregtohen në farmacitë bujqësore nuk kanë etiketa përshkruese” – tha Sokol Kraja.

Ndërkohë që për ish-ministrin Edmond Panariti, siguria ushqimore nuk lidhet me faktin sesa i fuqishëm apo i vogël është prodhuesi.

Panariti tha në studion e emisionit ‘Java në RTSH’ se skandalet më të mëdha në Europë kanë ndodhur me prodhuesit e njohur.

“Në shumicën e rasteve u është ndaluar blegtorëve të vegjël që të kenë baxhot e tyre nën pretendimin e standardeve. Përmes kësaj politike ne e dekurajojmë prodhuesin e vogël duke mos e lejuar të përpunojë prodhimin që e ka bërë për qindra vite atë punë” – tha ish-ministri i Bujqësisë.

Për analistin Preç Zogaj, një pjesë e produkteve të kontaminuara hyjnë në vendin tonë përmes importit.

Ndërsa kreu i Bashkimit të Prodhuesve, Sokol Kraja, tha se produkteve u bëhen vetëm analiza kimike, por vendi ynë nuk ka kapacitet për të bërë analiza proteinash.

“Ne kur eksportojmë produkte jashtë, i çojmë në laboratorë gjermanë për të bërë analizat” – tha Kraja.

Ai apeloi për krijimin e laboratorëve të produkteve ushqimore, ndërsa shtoi se ushqimet kanë një rëndësi të jashtëzakonshme pasi kontrollojnë jetën tonë.

Next Post
Faktet e shtrembëruara: Mozart nuk ishte mashtrues në bixhoz

Faktet e shtrembëruara: Mozart nuk ishte mashtrues në bixhoz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In