• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BERZH dhe Luksemburg në bashkëpunim me Inkubatorin Oficina mbështesin bizneset start-up në Shqipëri

by A R
24/08/2021 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ne bashkepunim me inkubatorin e biznesit Oficina organizoi takimin e parë, i cili shënoi nisjen e projektit për “Zhvillimin e Kapaciteteve për Startup-et Shqiptare”. Ky projekt është pjesë e Programit të BERZH për Ballkanin Perëndimor “Star Venture” i cili është konceptuar për të ndihmuar me shërbime konsulence dhe mentorim kompanitë startup me potencial të lartë zhvillimi, me qëllim mbështetjen në përshpejtimin e fazave të rritjes së tyre. Programi Star Venture për rajonin e Ballkanit Perëndimor financohet nga Luksemburgu nëpërmjet Fondit të BERZH “Small Business Impact Fund” (SBIF) (donatorë të tjerë janë Italia, Japonia, Korea, Norvegjia, Suedia, Zvicra, TaiwanBusiness – EBRD Technical Cooperation Fund dhe SHBA).

Oficina është një nga bashkëpunëtorët e rëndësishëm të rrjetit të partnerëve të Këshilla për Bizneset e Vogla, BERZH, për zbatimin e Programit Star Venture në Shqipëri. Programi ka si qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore të asistencës teknike dhe mentorimin e kompanive inovative startup në fazat e para të zhvillimit të biznesit, me synim inkurajimin e inovacionit në sektorë të ndryshëm me potencial zhvillimi në Shqipëri. Aktivitetet e projektit do t’i mundësojnë startup-ve të zgjerohen në tregjet ndërkombëtare dhe të aksesojnë mënyra alternative financimi për rritje të mëtejshme.

Për një periudhë 6-mujore, projekti për “Zhvillimin e Kapaciteteve të Startup-eve Shqiptare”, do të mbështesë 12 biznese startup, të cilat do të përfitojnë nga asistenca teknike dhe ekspertiza e konsulentëve lokalë dhe ndërkombëtarë.

 

 

Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në:

  • Mbështetjen e startup-eve për të identifikuar një rrugëtim të qëndrueshëm dhe për të ndërtuar një strategji të suksesshme komercializimi;
  • Përgatitjen e planeve konkrete të zhvillimit strategjik për startup-et duke përfshirë krijimin e prototipeve dhe modeleve të biznesit për të aksesuar tregje lokale dhe ndërkombëtare;
  • Analizimin e tregut, vlerësimin e potencialit të produkteve/shërbimeve në treg, krijimin e një roadmap për kapjen e tregut, dhe si të realizojnë qasjen ndaj investitorëve, partnerëve dhe klientëve;
  • Zhvillimin e sesioneve trajnuese me qëllim rritjen e aftësive të startup-eve dhe përgatitjen për fazat e mëtejshme të zhvillimit;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe rritjen e kapaciteteve në menaxhimin e tyre.

Për më shumë informacion, vizitoni faqet në internet dhe rrjetet sociale të EBRD Star Venture Programme dhe Oficina:

www.oficina.al, www.ebrd.com/starventure/overview, www.ebrd.com/knowhow/albania, www.facebook.com/al.oficina; www.instagram.com/oficina_innovation_hub/, www.facebook.com/ebrd.asbalbania

Next Post
Të gjitha vendet ku po shkojnë afganët që arratisen nga regjimi i talebanëve

Shqetësim i fundit në Shqipëri: Pse nuk po vijnë afganët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë -

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë –

September 3, 2026
Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me “Novichok” -

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

September 2, 2026
Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com