• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqetësim i fundit në Shqipëri: Pse nuk po vijnë afganët!

by A R
24/08/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Kriza afgane ka nxjerrë në sipërfaqje përplasjet politike mes SHBA-ve dhe vendeve rivale si dhe atyre aleate. Shqipëria është një vend i vogël, për të qenë pjesë e një krize globale. Si aleate e SHBA-ve, vendi ynë ashtu si edhe Kosova dhe Maqedonia e veriut kanë pranuar refugjatë, të cilët më pas janë planifikuar të udhëtojnë për të jetuar në SHBA. Evakuimi i vështirë i afganëve nga Kabuli ka bërë që të vonojë mbërritja e tyre, duke ndezur një tjetër debat: Pse nuk po vijnë afganët në Shqipëri?

Deri tani për arsye politike Rusia dhe aleatët e saj kanë refuzuar të pranojnë, por edhe të bashkëpunojnë për evakuimin e afganëve, pas krizës në Afganistan.

Edhe vende të njohura perëndimore si Austria dhe Zvicra, kanë refuzuar të pranojnë emigrantë afganë. Vende si Greqia, Turqia, Suedia dhe Gjermania morën shumicën e emigrantëve nga Lindja e Mesme në vitin 2015, prandaj nuk kanë ndërmend të pranojnë të tjerë, ose do të pranojnë një numër shumë të kufizuar.

Shtetet e Bashkuara kanë akorduar 500 milion dollarë për të përmbushur nevojat “urgjente dhe të papritura” të refugjatëve, përfshirë aplikuesit për viza speciale afgane të imigracionit (SIV). Joe Biden nuk specifikoi se sa refugjatë do të marrë SHBA por dokumente qeveritare të siguruara nga “Fox News” zbulojnë planet për të zhvendosur 30,000 refugjatë afganë dhe aplikantë për viza në bazat ushtarake, në të gjithë SHBA-të.

Përpara vendosjes në SHBA, disa nga  refugjatët do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, Kosovë ose Maqedoninë veriore – tre vendet e Ballkanit, të cilat janë zotuar më herët se do të mirëpresin afganët. Pra, vetëm në Shqipëri dhe vendet fqinje emigrantët janë planifikuar të jenë të përkohshëm.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj do të japë azil edhe për rreth 10.000 afganë që kanë punuar me ushtrinë së bashku me avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut. Franca ka pranuar një numër më të vogël, përfshirë gazetarë, aktivistë, por pa e specifikuar atë, ashtu si edhe Hungaria.

Kanadaja ka pranuar të marrë 20 mijë afganë, po aq sa edhe Britania e Madhe, por kjo e fundit do t’i marrë përgjatë 5 viteve të ardhshme. Britania e Madhe, aleati më i madh i SHBA-ve, do të pranojë gjatë vitit të parë vetëm 5 mijë afganë. Australia do të pranojë 3 mijë.

Taxhikistani, Irani, Pakistani dhe India, vendet fqinje që kanë pritur deri tani shumicën e afganëve dhe nga vala e fundit mund të  presin deri në 3 milion refugjatë. Në vitin 2020,  Gjermania, Turqia, Austria, Franca, Greqia, Suedia, Zvicra, India, Italia, Mbretëria e Bashkuar etj.

Përballë një krize globale, shqetësimi se a duhet të pranojë Shqipëria refugjatë po zëvendësohet me një tjetër: Pse nuk po vijnë!

Në vend që të kishte një shqetësim akoma më real: Ku do të strehohen, kush do të kujdeset dhe siguria e tyre?

Next Post
Mpiksja e gjakut/ Studimi i Oksfordit: 30 herë më e lartë tek marrësit e vaksinave Moderna e Pfizer sesa te AstraZeneca

“Urdhëroni punonjësit që të vaksinohen”/ Apeli i Biden ndaj bizneseve dhe qeverive lokale në SHBA

Comments 1

  1. Damush says:
    5 years ago

    Ky është hall.
    Më parë, thoshin pse duhet të vijnë.
    Tani hanë mut, e thonë pse nuk vijnë.
    Hall me burrë, hall pa burrë….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

September 5, 2026
Holanda largon 78 tonë rezerva ari nga New York-u -

Rendi i ri Botëror? Frika nga luftërat dhe kaosi ekonomik, vendet europiane zhvendosin rezervat e arit nga Amerika e Veriut!

September 5, 2026
Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

September 5, 2026
“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

September 5, 2026
Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

September 5, 2026
Çelet sezoni turistik në Pogradec, mundësi akomodimi edhe në familje

Pogradeci ka jo vetëm liqenin…

September 5, 2026
Takimi Trump-Putin, zbulohen kushtet e Rusisë

“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”- Trump reagon pas tensioneve në Evropë: Po flas me të, e njoh mirë!

September 5, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com