• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bernie Sanders, Hillary Clinton dhe PARAJA

by Dean Baker
16/02/2016 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dean Baker*

Bernie Sanders e ka kthyer rolin korruptues të parave në politikë në një pjesë qendrore të fushatës së tij. Ai ka argumentuar se meqenë se kontributet në fushatë nga të pasurit paguajnë fushatat politike, ato janë në gjëndje të kontrollojnë procesin politik. Kjo na sjell neve një sistem politik i cili është mjaft efektiv në shërbimin e tij ndaj Wall Street-it dhe idustrive farmaceutike dhe të Sigurimeve.

Kjo ka krijuar një dinamikë interesante në garën për nominim brenda Partisë Demokratike. Sekretarja Klinton i është shmangur deklaratave të Sanders dhe e ka sfiduar këtë të fundit, që të tregojë nëse mundet për pozicionin e saj favorizues ndaj të tilla interesave.

Kjo mund të jetë një taktikë e mirë për fushatën, por keqinterpreton mënyrën në të cilën, paraja, prek fushatat.

Në mënyrë të pakundërshtueshme, ka raste kur një individ apo një grup industrial premton për një shumë të madhe parash në fushatë, në favor të mbështetjes së politikanit në një çështje të caktuar, por pavarësisht, ky rast është dukshëm i rrallë.

Në mënyrë më tipike, mbështetja e politikanëve për para të financuara nga interesa apo lobe të caktuara është pjesë e një procesi më të gjatë. Nuk është vetëm se politikani do të veprojë në mënyrë që të arrijë të plotësojë favorin ndaj një të pasuri apo të pushtetshmi, por më shumë është rasti kur politikani identifikohet me interesat e këtyre të pasurve dhe të pushtetshmëve, aqsa nuk ka nevojë ta shohë veten, sikur po kryen një favor.

Politikat e tregtisë japin një shembull të shkëlqyer. Gjatë 25 viteve të fundit, lidershipi i të dy partive politike ka shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe konsistente marëveshjet, që kanë qenë kundër interesave të një përqindje të madhe të punonjësve amerikanë. Kjo nuk ka qenë një pasojë incidentale, por e bërë me vetëdije.

Marëveshje tregëtie si NAFTA apo marëveshja për një status më favorizues për Kinën, kanë qenë të dizenjuara si marëveshje që do të vinin punëtorët e manifakturës në SHBA, në konkurrencë direkte me punëtorët me pagë të ulët në vende të zhvillim.

Sipas teorive standarte për tregitinë, rezultati i parashikuar i kësaj konkurrence, është humbja e vendeve të punës në manifakturë dhe ulja e presionit, jo vetëm në pagat e punonjësve të këtij sektori, por edhe e të gjithë atyre punëtorëve të krahut më pak të shkolluar.

Pagat e të gjithë punëtorëve do të binin, në kushtet kur punonjësit nëpër manifaktura do të jenë të detyruar të kërkojnë vende pune nëpër sektorë të tjerë. Rritja e kërkesës për punë detyrimisht do të ulte pagat edhe nëpër sektorët e tjerë.

Kërkimet e fundit të ekonomistëve më në zë të punës, konfirmojnë se tregtia ka qenë njëri ndër faktorët më madhorë që ka sjellë uljen e pagave të punëtorëve.

E teksa pa diskutim kishte përfitues të mëdhenj në këto lloj marëveshjesh tregëtie, shumica e politikanëve që i kanë mbështetur ato, me shumë mundësi nuk kanë patur nevojën që të jenë “blerë” me paratë e kontributeve nëpër fushata.

Në të kundërt, ata me shumë mundësi kanë mbështetur të tilla marëveshje, sepse kanë menduar sepse ka qenë gjëja e duhur për tu bërë. Fundja, ata përgjithësisht asociohen me persona që përfitojnë nga këto marëveshje tregtare.

Politikanët, ka shumë pak gjasa që të asociohen me persona që punojnë nëpër fabrika makinash apo në tekstil, persona të cilët po humbnin punët e tyre për shkak të këtyre marëveshjeve.

Në shumicën e rasteve, mbase politikanëve as nuk u ka shkuar në mendje, se duke votuar këto pakte do të kishte një anë negative serioze. Politikanët janë njerëz të cilët zgjidhen duke krijuar miq dhe duke ngritur fonde në para, dhe jo duke qenë studies politik apo filozofë politikë. Të qenit një ekspert në cështjet që Kongresi apo Presidneti adresojnë, nuk është pjesë e “cv” në detyrën e tyre.

Madje, edhe sikur ata të shihnin përtej miqve të tyre, ata do të mund të gjenin media si psh Ëashington Post,që nxit virtytet e “tregtisë së lirë”. Duke harruar fare se të tilla marëveshje skanë bërë asgjë për të reduktuar barrierat që mbronin profesionistët e paguar me paga të larta, si doktorët apo avokatët, apo se ato aktualisht e rritën patentëtn e mbrojtjes së ilaceve apo disa produkteve të tjera. Meqenëse këto forma të protektsionizmit sollën benefite tek të pasurit, marëveshjet mund të quheshin, pakte “të tregtisë së lirë”.

Njerëzit të cilët mund të kundërhstojnë apo sfidojnë këto pikëpamje- të cilët mund të sjellin argumenta që tregojnë se këto pikëpamje janë të gabuara- rrallë kanë një mundësi që argumentat e tyre ti shtyjnë deri në debatin politik. Kjo sepse ata nuk janë të mbështetur nga milionerët dhe miliarderët. Këta janë njerëz të cilët tallen apo injorohen.

Kjo është mënyra sesi të pasurit kontrollojnë procesin politik. Sistemi ja bën tërësisht të pamundur atyre personave që duan të kundërshtojnë politikat që i shërbejnë të pasurve.

Kjo është dhe arsyeja se përse është kaq inspiruese që të shohësh kandidatë si Senatori Sanders, i cili po mer mjaftueshëm para dhe mbështetje për të qenë një rival serioz në nominimin demokrat, edhe pse pa kontributë të mëdha, si ato të Miliarderëve.

Kur ne aktualisht shohim sesi paratë i jepen politikanëve nga të pasurit, qoftë në formën e një pagese gjatë një fjalimi apo qoftë si një pagë e lartë pune, është mirë ta mendojmë si një dhuratë që bëhet për Shën Velentin. Askush nuk e dahuron gruan e tij apo dikë tjetër për shka të dhuratës për Shën Vazlentin, kjo më shumë është një simbol i afeksionit të vazhdueshëm.

Nëse kjo analogji tingëllon si e çudtishme, atëherë le të mendojmë një skenar krejtësisht të ndryshëm.

Supozoni sikur Bernie Sanders të kishte qenë në katër vitet e kabinetit të Obamës, nga ku do të kishte bërë cdo gjë që do të mundte, për të “thyer” bankat e mëdha dhe për të futur kriminelët e korporatave prapa hekurave. A do të besonte ndokush se Goldman Sachs do t;i paguante këtij personi 250 000 mijë dollarë, që të tilla eksperienca të ripërsëriteshin?

Dean Baker është një makroekonomist i njohur dhe njëri prej themeluesëve të CEPR (Center for Economic and Policy Research)

Next Post

Pas dhunës që ushtronte gruaja e la... 5 vite më pas burri e ndjek dhe rreh partnerin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In