• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berlini: Do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë legjitime dhe deputetët në Kuvend!

by Java News
18/03/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Schutz, nëpërmjet një deklarate të publikuar pak minuta më parë ka bërë të ditur se qeveria gjermane “do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë legjitime dhe deputetët në Kuvend”!  “Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”, deklaroi ambasadorja ne emer te qeverise gjermane.

DEKLARATA E AMBASADORES, Schutz

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë , në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej  dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë –  reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët , por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin  e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

Next Post
Ciklon i fuqishëm në juglindje të Afrikës, dyshohet për 1000 të vdekur!

Ciklon i fuqishëm në juglindje të Afrikës, dyshohet për 1000 të vdekur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In