• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishës nuk i duhen votat e diasporës, por përdorimi i diasporës për të njollosur zgjedhjet

by Mero Baze
24/01/2025 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha duket i penduar plotësisht që i hyri aventurës së votimit të diasporës dhe po kërkon rrugëdalje. Rrugëdalja e vetme zyrtare është të refuzojë të votojë ndryshimin teknik të ligjit, që mundëson afatet e dërgimit të votës nga diaspora.

Edhe pse në parim ka rënë dakord, ai po nxjerr përditë nga një “bisht” për të justifikuar dështimin e votës së diasporës.

Këtë javë ka shpikur idenë e votimit të shqiptarëve që nuk kanë dokumente identifikimi shqiptare. Dhe, për ta bërë këtë shpikje më të besueshme, thotë se përjashtohen 1 milion e ca shqiptarë.

Sipas burimeve zyrtare të KQZ-së, shqiptarët e ikur pas vitit 1991 jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë aplikuar për dokumente zyrtare shqiptare, janë rreth 150 mijë dhe jo 1 milion e ca. Por ata janë shqiptarë që kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe nuk u hyjnë më në punë.

Vetë sistemi ligjor që ka votuar PD-ja nuk lejon të votojnë njerëz që nuk kanë dokument biometrik shqiptar. Sepse, po të jetë për njerëz me origjinë shqiptare, me këtë kriter i bie të votojnë edhe arbëreshët, arvanitasit dhe diaspora e arbëreshëve në Argjentinë madje. Dhe Sali Berisha e di këtë.

Arsyeja pse po shpik këtë është për të rritur presionin që të mos votohen ndryshimet ligjore që mundësojnë votimin e diasporës, por në fund do t’i votojë ato. Sepse, më shumë sesa për të votuar, Berishës i duhet kjo betejë për të legjitimuar njollosjen e zgjedhjeve.

E vetmja gjë që Berisha po kërkon këto kohë është të mbledhë arsye për të thënë pse humbi dhe pse zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Dhe njollosja e procesit përmes votimit të diasporës është e lehtë.

Që të biem dakord, është një votim që rrezikon të jetë familjar ose kolektiv, rrezikon të jetë i parablerë dhe i identifikueshëm si proces. Por ky është standardi për të cilin ata vetë kanë rënë dakord.

Që Berisha ta ekspozojë më shumë njollosjen e zgjedhjeve, thjesht do të bëjë fushatë me protesta para Ambasadave, meqë nuk mbledh dot njerëz në takime në diasporë.

Me dëshirë, nuk do ta kishte pranuar fare të votonte diaspora, por tani është vonë për t’u kthyer pas, sepse bllofi që hodhi i doli për keq. Kështu që, së paku, ta përdorë këtë votim për të njollosur zgjedhjet. Është e vetmja gjë që i duhet pas 11 majit. Fitoren e ka harruar edhe vetë.

Next Post
Kryepeshkopi Anastas në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon kreu i KMSH, Bujar Spahiu: I lutemi Zotit për shërimin e tij!

Kryepeshkopi Anastas në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon kreu i KMSH, Bujar Spahiu: I lutemi Zotit për shërimin e tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In