• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha zbulon SMS që Yuri Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s’e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

by Java News
06/02/2023 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike në një intervistë per Syri TV është shprehur se FBI dhe institucionet e tjera të SHBA i kanë bërë një kontroll universal Sali Berishës dhe nuk kanë gjetur asgjë.

I pyetur nëse Charles McGonigal ka bërë dosjen e tij për shpalljen ‘non grata’ Berisha është shprehur se, nuk mund ta akuzojë.

“Unë nuk mund të akuzoj McGonigal për shpallej time non grata. Por kam fakte. Yuri Kim vetëm disa orë pas shpalljes time non grata, i ka deklaruar një bashkëpunëtoreje timen, se dosjen e ka përgatitur FBI.

Një punonjës tjetër i rëndësishëm i ambasadës, në një mesazh i thotë një bashkëpunëtore tjetër, se ne nuk kemi punuar me dosjen, por zyra tjetër. Fjala është për FBI. Por kjo është vëtem Yuri Kim.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se është bazuar në marrjen e vendimit nga raportet në media, të kontrolluara nga Soros, në raportet e OJF-ve të sponsorizuara nga Soros dhe tre nga raportet e antikorrupsion të qeverisë së Edi Ramës. Këto tre burime ka rreshtuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i cili e kishte fare të thjeshtë të thoshte e kemi bazuar në raportet e agjencive tona.

Burime të vetme janë mediat e Soros dhe Carlo Bollinos. Kjo është 100% e gjetur, të cilat për hir të së vërtetës i kanë verifikuar dhe kanë gjetur zero, tërësisht mashtrime. Prandaj nuk nxjerrin asgjë, nuk i dërgojnë asgjë kongresmenit.

FBI dhe jo vetëm FBI, por gjithë agjencitë kanë bërë një kontroll universal për Sali Berishën dhe fëmijët e tij dhe kanë gjetur zero. Kjo është e vërteta. Në këto kushte nuk mund të akuzoj McGonigal. Atë që akuzoj tani është Mark Rossini, i cili i paguar i papaguar ka bërë deklarata politike kundër meje”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha./m.j

Next Post
Kreu i ri i SHISH/ Begaj: Jam në konsultime me Ramën, s’kemi emra konkretë! Ambasadorët e rinj? Një proces që do zgjasë…!

Kreu i ri i SHISH/ Begaj: Jam në konsultime me Ramën, s’kemi emra konkretë! Ambasadorët e rinj? Një proces që do zgjasë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com