• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha vijon akuzat: Dokumentet për shpalljen “non-grata” dolën nga Sorosi dhe Lulzim Basha

by A R
17/07/2023 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, me anë të një konference për shtyp, ka treguar dokumentet se ku është bazuar shpallja e tij non grata nga Britania e Madhe.

“Dokumentet e Home Office tregojnë tre burime. Burimi i parë është Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit. Burimi i dytë, mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor super-spekulantin e botës, Soros. Burimi i tretë dhe i fundit janë akuzat e kundërshtarëve të mi politikë, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha”, tha Berisha.

“Akuzat për lidhjet e mia me krimin e organizuar, që rrezikojnë sigurinë e Britanisë së Madhe. Sot është fillimjave, ndaj le t’i përcjellim me humor. Le të ndalem të fjalët që ka pranuar shprehimisht Home Office, të cilat të shastistin. Këto lidhje vijnë nga burime pa prova. Por, Home Office thotë se këto pranohen nga rasti i Fatjon Dautit, një njeri që nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e njoh. Pak më vonë Home Office shprehet se nuk ka qenë në gjendje të provojë se Berisha ka lidhje me Dautin. Janë të pabesueshme, por janë reale. Sa për dijeni, Fatjon Dauti është një mbështetës i PD dhe më shumë se mbështetës i Lulzim Bashës. Unë nuk e kam takuar kurrë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, rasti i dytë lidhet me Damir Fazlliç: “Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Burimet janë BIRN, Balkan Insight, Reporter.al të superspekulantit Soros. Fazlliç nuk ka qenë kurrë i inkriminuar në Shqipëri, SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ndaj tij në Shqipëri nuk kanë dalë kurrë prova të veprimtarisë inkriminuese gjatë kohës që kam qenë kryeministër apo më vonë. Pas një hetimi të nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlliç nuk kishte shkelur asnjë ligj. Në një moment, kur po shkonte në aeroport, prokuroria kërkon arrestimin e tij pa lëshuar një urdhër-arrest. Asnjë shtetas nuk mund të arrestohet pa urdhër. Kur prokuroria i kërkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj”.

“E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories. Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku. Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart”, theksoi Sali Berisha.

/a.r

Next Post
Konflikt mes të rinjsh për parakalim të gabuar, 28-vjeçari kapet me automatik në makinë

Konflikt mes të rinjsh për parakalim të gabuar, 28-vjeçari kapet me automatik në makinë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ti monstra e vicidolit je nji barbare,pse bene fajtore tjerte per ate qe te dha SHBA e Britania,ti ke vrare njerz,ti ke ke vjedhe plackite vendin.Ate qi i ke bere ti SHqiprise e shqiptarve,dulle krimineli e ska bere me shume se ti.Po ti je i pa turp,i pa karakter,qe dele e flet brockulla,ti i mendon shqiptaret idiot, e nuk i dine pislliqet e krimet tuaja barbare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com