• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha urdhër kandidatëve: 80% e postimeve të jenë nga fjala ime për programin

by A R
25/03/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fushatë e mbështetur në gjuhë urrejtjeje dhe negative nga Sali Berisha dhe drejtuesit e tjerë të PD-së është reflektuar në rezultatet e sondazheve të kryera nga vetë PD për mbështetjen në elektorat. Gjithashtu, mesazhet përmes videove qesharake të disa kandidatëve, njerëz të afërt me Berishën, kanë krijuar panoramën e një fushatë banale të opozitës.

I trembur nga shifrat që flasin për humbje të thellë, Berisha ka urdhëruar një ndryshim të plotë të strategjisë së fushatës elektorale.

Një mesazh nga Sali Berisha ka mbërritur në celularin e çdo kandidati për deputet të PD-së, ku urdhërohen të përqendrohen te figura e Berishës, në më shumë se 80% të pasqyrimit të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale. Përmes mesazhit, Berisha i detyron kandidatët të postojnë vetëm video e foto që lidhen me programin e Partisë Demokratike, kryesisht të përcjella përmes mesazheve me video të kreu të PD-së.

Kandidatët për deputetë të PD-së janë të detyruar kështu që të mos përqendrohen te fushata e tyre personale për të marrë sa më shumë vota në funksion të garantimit të mandatit. Me urdhër nga lart, në këtë mënyrë bie plotësisht parimi i garës, beteja personale e secilit për të marrë votat e nevojshme që i japin mandatin e deputetit.

Berisha gjithashtu ka urdhëruar çdo kandidat të mos reagojë ndaj Ramës apo çdo kundërshtari pa marrë porosinë e tij.

Mesazhi i Berishës për kandidatët dhe drejtuesit e qarqeve:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje. Me këtë mesazh kërkoj nga ju që, duke filluar nga nesër, marrëdhëniet tuaja publike të marrin kthesë të fortë dhe të menjëhershme.

1- Në çdo komunikim tuaj në TV, Facebook, rrjete të tjera sociale, mbi 80% të prononcimit apo prononcimeve duhet t’i kushtoni detyrimisht programit të PD + ASHM dhe vetëm programit, dhe jo më shumë se 20% kritikave kundër kundërshtarit.

2- Për të realizuar këtë, secili nga ju do të bëjë video me kamera ose me celular për rrjetet sociale dhe në çdo bisedë me qytetarët do të ndalet te programi ynë, shtyllat e tij.

3- Secili nga ju të postojë video me zërin dhe figurën tuaj ose me qytetarë, ku të rendisni pika të programit tonë ose të merrni video apo copëza nga fjala ime për programin dhe vetëm për shtyllat e programit. Shmangni në maksimum komentet e tjera për çështje jashtë programit. Kundërshtari me mediat e tij kërkon t’ju shfrytëzojë me qëllim që të krijojë lajme me komentet apo përgjigjet tuaja që nuk kanë lidhje me programin. E gjithë propaganda e Edi Ramës synon të mbulojë me çdo gjë të mundshme programin tonë, pasi ai vetë nuk paraqet dot program.

4- Do të postoni edhe për problemet e mprehta të qytetarëve të zonave tuaja, duke premtuar zgjidhje në përputhje me programin.

5- Ju nuk reagoni në kor për Ramën dhe deklaratat e tij pa marrë porosi.

6- Me Ramën dhe qeverinë merruni kur denonconi çështjet gjatë shpjegimit të programit tonë dhe në atë rast duke ruajtur raportin 80/20. Kurse me deklaratat e Ramës që nuk janë specifike për ju, nuk duhet të merreni.

7- Me deklaratat e tij dhe të ministrave specifikë për qarkun tuaj, reagimi bëhet nga udhëheqësi politik i qarkut ose, sipas rastit, selia qendrore. Kurse me drejtuesit socialistë të qarqeve merren kryetarët tanë të qarqeve.

Përshëndetje,

Sali Berisha.

Next Post
Kërkoi pafajësinë nga arratia, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës

Kërkoi pafajësinë nga arratia, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Plani kombëtar kundër zjarreve, Lamallari: Investime të reja në kapacitete tokësore dhe ajrore

July 27, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Raporti i AKM: Përmbytjet dhe thatësirat, faturë qindra milionëshe për bujqësinë shqiptare

July 27, 2026
Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

July 27, 2026
Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

Filmi “The Odyssey” publikohet i plotë në X, mbi 2 milionë shikime përpara se të hiqej

July 27, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Rama propozon pagë shtesë për forcat kundër zjarreve, solidarizohet me Francën dhe Spanjën

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

July 27, 2026
“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

July 27, 2026
Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

July 27, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

July 27, 2026
Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In