• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha u shfaq në krah të Fredi Belerit, Ardit Bido e pyet me ironi: Doktor na thuaj, Himara është minoritet grek apo jo?!

by B K
08/04/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ironizoi duke pyetur në distancë kreun e PD-së, Sali Berisha, pas shfaqjes krah Fredi Belerit në Bruksel, teksa po luan fortë kartën e lobit grek në Shqipëri vitet e fundit.

“Doktor, me absurditete madhështore do ta bësh fushatën? Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore foli përsëri, këtë herë me “zërin e madhështorit” Fredi Beleri. Dhe çfarë na tha? Që minoriteti grek në Himarë qenka i dëmtuar… ngaqë ai u ndalua të hyjë në Kuvend, pasi u kap duke blerë vota. Po që kur drejtësia shqiptare u bë problem për minoritetin, doktor? Apo kur prek aleatët e tu?”, shkruan Bido ndër të tjera në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Dhe më tej pyet me ironi kreun e selisë blu:

“Ndaj, doktor, na e thuaj njëherë: është minoritet grek Nivica, Shën Vasili, Lukova, Piqerasi, Sasaj, Borshi, Çorraj, Fterra, Vunoi, Piluri, Kudhësi, Dhërmiu, Palasa? Apo thjesht për interesa elektoralë e bëni etninë me listë votimi? Doktor, do të na kthesh një përgjigje? A janë minoritete greke edhe Kallarati, Kuçi, Tërbaçi, Bolena apo edhe vetë Himara? Nëse do të vazhdoni të luani me identitetin e qytetarëve, mos u çudisni kur ata t’ju përgjigjen jo si “grekë”, as si “shqiptarë”, por si njerëz me dinjitet, që nuk shiten!”.

Teksa ngacmimet politike në distancë mes tyre janë shtuar gjatë javëve të fundit, pasi Bido njihet si mbrojtës i kartës kombëtare shqiptare, ai i hodhi edhe një ‘sfidë’ Berishës.

“Bashkë, shihemi në Parlamentin e shqiptarëve. Ti merre lavdinë me Belerin, ne merremi me punën”, thotë Bido në reagimin e tij.

Next Post
Sociologu Tushi reagon ashpër: Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj

Sociologu Tushi reagon ashpër: Tinka Kurti nuk është azilante, por një kliente që paguan për shërbimin dhe trajtimin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com