• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha u jep porosi demokratëve: I themi jo bojkotit se do i bënim qejfin Ramës…

by Os De
04/10/2025 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha, u bërri thirrje demokratëve që të mos bojkotojnë zgjedhjet, pasi sipas tij, i bëhet qejfi kryeministrit Edi Rama. 

Berisha theksoi se ccdo demokrat ka për detyrë, që t’ju shpjegojë ccdo qytetari se “a është Shqipëria në një diktaturë totalitare”. 

Berisha: Kjo shpreh qëndrimin e tij ndaj parlamentit dhe opozitës. Ndaj dhe opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj në bindjen time, në interesin e saj më të mirë. 

Po, çdo opozitare dhe opozitar e ka për detyrë të shpjegojë çdo qytetari dhe qytetareje se çfarë është një diktaturë autokratike dhe ku dallon nga një diktaturë totalitare. 

A është Shqipëria një e tillë, ku të gjithë pushtetet janë në duart e një njeriu? A është Shqipëria një narkodiktaturë ku një Çopja, njeriu më i panjohur mbi tokë, figuron me 6 miliardë euro të bëra nga ngarkesat e drogës dhe që i ndan me Edi Ramën dhe ministrat e tij? 

A është Shqipëria një narkoshtet, dhe kjo është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet qytetarëve, në një vend ku rrëzimi i euros nga kamionët dhe kontejnerët e narkoeurove, shkatërroi eksportet, qindra mijëra vende pune, futi në revecion industrinë. Statistika zyrtare këto, por duhen lexuar ama. Prodhimi industrial në Shqipëri është në recesion, prodhimi bujqësor në Shqipëri është në recesion. Por ekonomia nuk është në recesion sepse janë kullat e drogës dhe pallatet e drogës… 

Sepse miliarda e miliarda euro lahen në parajsën e parave të krimit që është shndërruar Shqipëria sot nga Edi Rama. Por, ndërtimi është ndërtim. Shqipëria nuk është një fjetore  madhe gjigante. Sot, vetëm Tirana numëron 56 mijë apartamente bosh. Thonë të pashitura, jo, nuk janë të pashitura, janë të blera nga çunat e krimit. Por, me anonimate, me mënyrat e tyre. 

Pra, duhet të kemi një debat të hapur me çdo qytetar se para syve tanë, ashtu sikur nuk i ka ndodhur ndonjë gjenerate në historinë e Shqipërisë, që nga kohërat e Skënderbeut gjer sot, vendi të shkretohet. Popullata e Shqipërisë të shkrihet njëlloj si bora para diellit. Të reduktohet, të zvogëlohet dhe të ecë drejt zhdukjes së saj. 

Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim. 

Por një gjë u siguroj, që ky shpëtim dhe kjo rezistencë nuk vjen me bojkot. 

Vjen me pozicionim në çdo pozicion dhe qëndresë në çdo pozicion. Nuk vjen nga jashtë, vjen nga ne, nga qëndresa jonë. 

Next Post
Berisha “djeg” kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga… 

Berisha "djeg" kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga… 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In