• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha t’u kthehet premtimeve të 2021, nuk duhet “Foltore 2”, Adriana Kalaja: Koha më dha të drejtë për vendimet e gabuara të PD, kam marrë..

by Os De
18/12/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidatja për postin e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja, ka reaguar pas betimit të Endri Shabanit në Parlament në këtë funksion, duke deklaruar se procesi i përzgjedhjes ka qenë i paligjshëm dhe se do ta ndjekë çështjen në rrugë penale dhe kushtetuese. 

E ftuar në News24, Kalaja u shpreh se, pavarësisht moszgjedhjes së saj, ajo e ka ushtruar dhe do ta ushtrojë “de-facto” misionin e mbrojtjes së qytetarëve. Sipas saj, tashmë është e provuar se “Shqipërinë e drejton një organizatë kriminale”, ndërsa paralajmëroi se në vijim do të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë çështje. 

Kalaja theksoi se qëndrimi i saj në garë ka qenë i qartë dhe se, sipas saj, Partia Demokratike ka zbatuar ligjin, ndërsa Partia Socialiste e ka shkelur atë duke futur në seancë parlamentare kandidatura që nuk ishin të mbështetura me firmat e nevojshme. “Është faji i Partisë Socialiste që nuk jam në atë pozicion”, deklaroi ajo. 

Në këtë kuadër, Kalaja bëri të ditur se po përgatit një kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, si dhe ndaj drejtuesve socialistë Niko Peleshi dhe Taulant Balla, për veprat penale që, sipas saj, janë konsumuar gjatë procesit. Paralelisht, ajo paralajmëroi se do ta çojë çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur jokushtetuese vendimmarrjen e Kuvendit. “Nëse GJK dhe SPAK binden nga dokumentacioni që do dorëzoj, besoj se vendimi i Kuvendit do të shpallet i pavlefshëm”, u shpreh Kalaja. 

E pyetur për marrëdhënien e saj me Partinë Demokratike, Kalaja sqaroi se ka dhënë dorëheqje “serioze” nga PD, por ka vijuar të luftojë brenda strukturave për respektimin e statutit. Ajo u shpreh e hapur për një rikthim, por jo pa kushte. Sipas saj, PD duhet së pari të reflektojë mbi zbatimin e statutit dhe të rikthehet te premtimet e “foltores së parë”. 

“Nuk kemi nevojë për foltore të dyta apo të tjera, por për mbajtjen e premtimeve. Nuk mund të jemi seriozë në mbrojtjen e Kushtetutës së vendit, nëse nuk mbrojmë statutin e partisë, që është kushtetuta jonë”, theksoi ajo. 

Kalaja nënvizoi gjithashtu se angazhimi i saj politik dhe publik ka pasur kosto personale dhe familjare, duke shtuar se fëmijët e saj kanë dhënë dorëheqjen nga puna pasi nuk mund të vijonin të punonin në institucione që ajo i kishte denoncuar publikisht. 

Next Post
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

E krahason protestën e opozitës me revoltën e 14 shtatorit 1998/ Braçe: A do të bëhet ndonjëherë normal ky vend?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In