• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha trembet pas takimit të Salianjit me demokratët e Kukësit, hedh Degën e PD-së në sulm: Jemi besnikë të Sali Berishës

by E B
20/04/2026 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dega e Partisë Demokratike në Kukës, ka dalë me një reagim të fortë kundër takimit që Ervin Salianji ka zhvilluar pasditen e djeshme me përfaqësues të kësaj force politike në qytetin verior, duke e akuzuar ish-deputetin se po përçan PD.

Sipas degës së PD Kukës, takimi i djeshëm ka qenë një akt i shëmtuar politik nga Ervin Salianji, një mbledhje private që sipas forumit zyrtar të Partisë Demokratike, nuk ka asnjë lidhje me strukturat dhe anëtarët besnikë të bazës.

“Ky nuk ishte takim me demokratët e Kukësit. Ky ishte një grumbullim i vogël individësh, që nuk ishin fare demokratë të Kukësit, nuk përfaqësonin asnjë strukturë zyrtare të degës sonë dhe as vullnetin e bazës sonë besnike.Salianji po përpiqet të krijojë iluzionin e një lëvizjeje, por e vetmja gjë që po arrin është të tregojë se sa larg është nga realiteti i Partisë Demokratike dhe nga vullneti i vërtetë i demokratëve tanë”, thuhet në tej në reagim.

Partia Demokratike e Kukësit thekson se ajo qëndron e bashkuar, e fortë dhe plotësisht besnike ndaj udhëheqjes së Prof. Dr. Sali Berishës.

 

Deklarata e plotë:

Demokratë të nderuar të Kukësit,

Sot në Kukës patëm rastin të shohim një tjetër akt politik të shëmtuar nga Ervin Salianji. Ai organizoi një mbledhje private e cila nuk pati asnjë lidhje me demokratët e Kukësit.

Ky nuk ishte takim me demokratët e Kukësit. Ky ishte një grumbullim i vogël individësh, që nuk ishin fare demokratë të Kukësit, nuk përfaqësonin asnjë strukturë zyrtare të degës sonë dhe as vullnetin e bazës sonë besnike.

Salianji po përpiqet të krijojë iluzionin e një lëvizjeje, por e vetmja gjë që po arrin është të tregojë se sa larg është nga realiteti i Partisë Demokratike dhe nga vullneti i vërtetë i demokratëve tanë.

Partia Demokratike e Kukësit qëndron e bashkuar, e fortë dhe plotësisht besnike ndaj udhëheqjes së Prof. Dr. Sali Berishës.

Ne nuk pranojmë përçarje artificiale, nuk pranojmë aventurizëm personal dhe nuk lejojmë që ambiciet personale të ndokujt të minojnë unitetin tonë në këtë moment vendimtar për opozitën shqiptare.

Ne nuk jemi me ata që kërkojnë të dobësojnë opozitën nga brenda, por me ata që luftojnë çdo ditë për ta çuar PD-në në pushtet dhe Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Kukësi ka qenë, është dhe do të mbetet një bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike.

Bashkë me Prof.Dr. Sali Berishën
Bashkë deri në Fitoren e Madhe!
Partia Demokratike Dega Kukës

Next Post
Nafta “kërcen” në 95 dollarë/ Frika e prishjes së armëpushimit rrit sërish arin e zi

Nafta “kërcen” në 95 dollarë/ Frika e prishjes së armëpushimit rrit sërish arin e zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In