• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha thirrje qytetarëve: U bëj thirrje pensionistëve, ngrihuni për vete dhe për nipërit

by Java News
30/03/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet në masën “arrest në shtëpi”, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë.

Në fjalën e tij të përditshme, Berisha tha se tani është momenti për të përmbysur këtë regjim, pasi në të kundërtën Shqipëria nuk do të ketë një të ardhme.

Sipas Berishës, ka disa arsye për të protestuar.

“Ndaj dhe sot o kurrë, të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij armiku të egër, të pashpirt dhe antishqiptar. I bëj thirrje çdo të riu, të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij. Përgjegjësia e tij nuk është vetëm vetja. Përgjegjësia e tij është e ardhmja e Shqipërisë sepse ai vetë është e ardhmja.

Nëse ai nuk ka të ardhme këtu, Shqipëria vdes. Ndaj dhe sot të ngrihemi, të ngrihemi! U bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesione të lira, shërbëtorë të mirë të shoqërisë, ngrihuni me guxim sepse PD ka faktuar se cila është. Ngrihuni të përmbysim këtë regjim, në mënyrë që t’i rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim në mënyrë që të dy dhe trefishojmë rrogat e shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim që të presim me gërshërët e ligjit, duart hajdute të pushtetit, që shtrihen mbi pasuritë e shqiptarëve. Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin.

U bëj thirrje pensionistëve, që keni kaq shumë kontribute dhe sot trajtoheni me asgjë, ngrihuni për vete dhe për nipërit tuaj, ngrihuni për veten dhe vendin tuaj. U bëj thirrje medieve të heqin dorë nga kjo propagandë e shpifur se nuk ka akte më të rënda se t’i shërbesh këtij regjimi duke mashtruar qytetarët”, tha Berisha.

/f.s

Next Post
Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Rama uron: Me zemër të mirë!

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Rama uron: Me zemër të mirë!

TË FUNDIT

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In