Sali Berisha e ka braktisur sallën e Kuvendit pasi tentoi të merrte fjalën në kundërshtim me Kushtetutën, e cila parashikon se Presidenti zgjidhet pa debate.
Ai tha se jashtë sallës se:
Sot në parlamentin e Shqipërisë po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit duke votuar në shkelje flagrante për President njeriu që kalon nga karrigia e shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit. Duke shkelur nenin 167 të Kushtetutës i cili thotë se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet apo zgjidhet në organe apo pushtete të tjera.
Kandidati që votohet sot, nis udhën e tij duke shkelmuar të dyja këmbët Kushtetutën. Pretendimi se ai dha dorëheqjen ka zero vlerë për arsye se për ushtarakun jo dorëheqja, por miratimi dhe lirimi i tij nga detyra nga Komandanti i Përgjithshëm është rruga që e çliron atë nga obligimet ushtarake.
Zotit Meta i është dërguar ç’dekretimi në Stamboll. Pra ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye tjetër veçse si kandidat për President.