• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha të votëbesohet në anëtarësi”, Murrizi: Nëse hapet gara për kryetar të PD do të jem kandidat

by B K
06/08/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pohon një intervistë për A2CNN se përgjegjësia për humbjen në 11 Maj nuk është vetëm e Berishës, ndaj propozon mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për analizim të situatën dhe riformatim të strukturave drejtuese.

“PD në deklarimet publike, por edhe në pohimet e zotit Berisha është thënë që do presin raportin e OSBE/ODIHR dhe do të mblidhen. Por unë mendoj se është në limite, pasi në Prill është bërë Kuvendi, por nuk ka asgjë të keqe që të bëhet një Kuvend të jashtëzakonshëm për të kompozuar një Këshill Kombëtar tjetër dhe një Kryesi tjetër, duhet të lëvizë. Përgjegjësia nuk mund t’i ngarkohet një individi”, tha Murrizi.

Nënkryetarët, sekretariati dhe kreu i Këshillit Kombëtar sipas tij duhet të mbajnë përgjegjësi, por te drejtuesit politik të qarqeve kërkon vendime konkrete, shkruan A2 CNN.

“Të gjithë drejtuesit politik kanë përgjegjësi, të cilët e kërkuan apo ishin pjesë të pazarit kur Berisha ishte në arrest, dhe kanë marrë rezultat se lista e mbyllur nëse kanë moral duhet të japin dorëheqjen si drejtues politik, madje duhet të konsiderojnë edhe mandatin”, tha Murrizi.

Dorëheqjen e liderit Sali Berisha nuk e mendon, duke dalë kundër edhe “nenit Basha” që sanksionon largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Sipas tij zgjidhja mund të jetë votëbesimi te anëtarësia, duke u kthyer te statuti i Dhjetorit 1990.

“Unë kam që nga 8 Dhjetori 1990 në PD dhe këto nenet me emra individësh të hartuar në kushte emocionale, kanë futur dhe emrat neni Bardhi, Noka, Gjekmarkaj, Murrizi, këto janë qesharake. Statuti i PD, modeli më i mirë është ai i hartuar në 12 Dhjetor 1990 dhe për mua duhet të kaloj në votëbesim”, tha Murrizi.

Por sërish tregon se ka ambicie brenda radhëve të Partisë Demokratike, duke shpallur kandidaturën nëse në selinë blu do të ketë zgjedhje për lidershipin.

“Nëse hapet gara, nëse do të ketë garë për kryetar partie, unë por edhe të tjerë, do ta konsiderojmë marrjen pjesë në gare, pasi nuk është me emërim. Por që nëse Berisha tërhiqet, dhe nuk do të ndikojë në garë, të jetë i bindur që do të jetë një garë e fortë me plotë emra dhe unë nuk mendoj se vuan për emra për kryetar”, tha Murrizi.

Por çfarë do të sillte ai si kryetar, që u mungon demokratëve.

“Parti të djathtë të pastër nuk ka, nëse do ta kisha në dorë kështu do ta bëja”.

Next Post
Alarmi i kardiologes: Ulet pragu i moshës që kanë probleme me zemrën

Alarmi i kardiologes: Ulet pragu i moshës që kanë probleme me zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In